Nga protesta para Kryeministrisë, një prej aktivistëve ka reaguar ndaj deklaratave të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, duke thënë se ato, sipas tij, konfirmojnë shqetësimet e ngritura prej protestuesve gjatë këtyre ditëve. Aktivisti deklaroi se qytetarët janë mbledhur përballë Kryeministrisë për t’i përcjellë qeverisë mesazhin se, sipas tij, “i ka ardhur fundi”. “Ato që tha ish-zv.kryeministri tregojnë dhe vërtetojnë ato që kemi thënë; Shqipëria është në buzë të greminës. Jemi në Bulevardin e Lirisë, përballë kësaj ndërtese ku janë marrë vendime në kurriz të vendit tonë. Jemi këtu t’i themi, siç kemi thënë çdo ditë: ju erdhi fundi. Ju erdhi fundi.”, shtoi ai. Ai tha se protesta po zhvillohet pikërisht përballë Kryeministrisë, duke e akuzuar kryeministrin se nuk respekton ligjet dhe duke paralajmëruar se lëvizja qytetare do të sjellë zhvillime të reja politike. “Protesta është këtu pikërisht përballë njeriut që nuk pyet për ligje. Siç e kam thënë dhe herë të shkuara, protesta do të prodhojë dinamika të reja, pasi do t’ia dalim me këtë protestë.”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta
