Pirro Vengu & Ron Yeffet Përgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj zbulojnë se Ron Yeffet fliste për ngritjen e një trusti në SHBA për “t’i mbyllur gojën Ambasadës Amerikane”. Në prapaskenë, Pirro Vëngu bllokonte marrëveshjen me SHBA, përplasej me atasheun amerikan dhe orientonte industrinë e mbrojtjes drejt bashkëpunimit me izraelitët. Audiopërgjimet e publikuara dy ditë më parë nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj po nxjerrin në një tjetër dritë zhvillimet e muajve të fundit në industrinë ushtarake shqiptare dhe rolin e biznesmenit Ron Yeffet.
Një prej elementeve më të forta të materialit lidhet me Shtetet e Bashkuara. Ahmetaj, duke komentuar audiopërgjimin, u shpreh se Yeffet dhe shteti shqiptar kanë tentuar të mashtrojnë Ambasadën e SHBA-së.
“Episodi i dytë shpjegon strukturën, vetë Roni. I thotë: ‘Do ketë një kompani shtetërore mburojë’. Dhe abuzon, përveç strukturës kriminale për devijimin e pasurive të shqiptarëve, abuzon me respektin e shqiptarëve për SHBA-në. Thotë: ‘Do krijojmë një trust në Amerikë që t'i mbyllim gojën ambasadës amerikane’.
Ky ustai që do grabiste Delvinën, po do marrim thotë edhe Vlorën, TEC-in e Vlorës. Strukturë purifike kriminale për të grabitur Shqipërinë”, tha Ahmetaj.
Por ka qenë ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari, ai që ka zbuluar ndërkohë detaje të forta mbi atë që kishte ndodhur më herët mes Pirro Vëngut dhe Ambasadës Amerikane. Sipas tij, konflikti që kishte shpërthyer gjatë kohës kur Vëngu drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes lidhej pikërisht me përfshirjen e Ron Yeffet në industrinë ushtarake shqiptare dhe me përpjekjen për të ndryshuar partnerët tradicionalë të vendit në këtë sektor.
“E mbani mend konfliktin midis Ambasadës Amerikane dhe Pirro Vëngut? Kishte lidhje me përfshirjen e Ron Yeffet në industrinë e mbrojtjes. Një vit më parë shpërtheu konflikti midis Vëngut dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë lidhur me industrinë e mbrojtjes. Vëngu po riorientonte këto marrëdhënie nga ato tradicionale SHBA-Turqi-Itali tek Ron Yeffet. Edhe me Turqinë pati të njëjtin problem”, u shpreh Meçollari.
Sipas tij, përplasja me amerikanët ishte acaruar deri në atë pikë sa Vëngu kishte ngritur shqetësime edhe për atasheun amerikan në Tiranë. Meçollari thotë se ish-ministri e shihte kundërshtimin ndaj tij si një përpjekje të organizuar kundër politikës që po ndiqte.
“Aq shumë u ndërlikua situata sa Vëngu u ankua për Atasheun e SHBA në Ambasadë. U ankua edhe për dikë tjetër që nuk kishte asnjë lidhje me Ambasadën, por denonconte Vëngun. Donte ta trajtonte si komplot kundër tij”, shkruan Meçollari.
Përplasja, sipas tij, nuk mbeti vetëm te mosmarrëveshjet për industrinë ushtarake. Ajo u reflektua edhe në raportet me atasheun amerikan, të cilit Ambasada i doli në mbrojtje.
“Ambasada normalisht i qëndroi në krahë Atasheut. Dhe në fund erdhi hakmarrja e Vëngut për Atasheun. Nuk i dha dekoratë, siç parashikon protokolli, por çertifikatë. Amerikanët bënë të njëjtën gjë me Atasheun Ushtarak Shqiptar në Washington në largim dhe i vonuan për një kohë të gjatë njohjen Atasheut të ri. Po puna e Atasheut të ri është më e ndërlikuar”, u shpreh Meçollari.
Po ashtu, ka qenë Meçollari ai që ka zbuluar më herët se ishte Pirro Vëngu që mbajti të bllokuar për më shumë se një vit marrëveshjen e huasë me SHBA-në, nga korriku 2024 deri në nëntor 2025. Sipas tij, Ambasada Amerikane kërkonte përshpejtimin e marrëveshjes, ndërsa ministri e vononte atë.
Arsyeja lidhej me orientimin që po merrte industria shqiptare e mbrojtjes. Në të njëjtën periudhë po përparonin marrëveshjet e KAYO-s me kompaninë izraelite Elbit Systems dhe marrëveshje të tjera me Izraelin. /Pamfletiyefe \vengu mecollari Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Presidenti Begaj në Oslo, homazhe për Mbretin Harald V 9 Shtator 2026, 19:5419:54Aktualitet 102 ditë revoltë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë 9 Shtator 2026, 19:4019:40Aktualitet Rama “nxjerr në pension” Lorena Goxhobellin/ Pas skandaleve dhe aferave, shkrihet Kadastra 9 Shtator 2026, 19:1719:17Aktualitet Zjarr i madh në Finiq të Vlorës/ Flakët “përpijnë” pemë e shkurre, rrezikohen banesat 9 Shtator 2026, 18:5518:55Aktualitet “Protesta duhet të përshkallëzohet”, aktivisti: Të qëndrojmë ditë e natë para institucioneve 9 Shtator 2026, 18:4018:40Aktualitet Nga Kryeministria te Kuvendi, aktivistja zbulon skenarin: Protesta të përditshme dhe tubime gjatë seancave 9 Shtator 2026, 18:0418:04Aktualitet

