Duket se protesta që po zhvillohet prej tre muajsh në Tiranë, është ndarë përfundimisht në 2 grupe. Përçarja mes protestuesve është thelluar edhe më tej, pas përplasjeve fizike të ndodhura gjatë javëve të fundit. LEXO edhe...Ylli Pata: Pse sulmet personale po përdoren si brand politik? Sot në boulevard kanë qenë prezente dy grupime, pra protestuesit nuk kanë qenë të grumbulluar si zakonisht para godinës së Kryeministrisë. Gjatë mbrëmjes, njëri grupim qëndronte në vendin e zakonshëm ku mbahen fjalimet para godinës së Kryeministrisë, ndërsa grupimi tjetër, i drejtuar nga Visuar Dalipi, i cili njihet ndryshe edhe si ‘Banka e Fundit’, është vendosur në kryqëzimin e urës së Lanës, duke bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve. Kjo situatë ka shkaktuar edhe një trafik të rënduar në një pjesë të kryeqytetit. R.Xh/ReportTv.al protestat kunder qeverise proteste Tirane bulevardi deshmoret e kombit kryeministria visuar dalipi Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.9% Magjistratëve 16% Nuk e di 6.1% Vota total: 3046 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
