Lajme Zone
UEFA cakton arbitrat, të martën Shqipëria luan ndaj rivalit më të dobët në renditjen e FIFA-s
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

UEFA cakton arbitrat, të martën Shqipëria luan ndaj rivalit më të dobët në renditjen e FIFA-s

Të martën Shqipëria do të luajë me kundërshtarin më të dobët në botë sipas renditjes së FIFA-s

UEFA ka zgjedhur arbitrat të cilët do të gjykojnë ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve për Shqipërinë, që do të luhet të martën në orën 20:45 në transfertë kundër San Marinos. Ata do të jenë një 6-she nga Hungaria me kryesor Mihaly Kapraly, i cili gjykon për herë të parë në një kompeticion të kombëtareve. Deri më sot ai kishte gjykuar vetëm në miqësore dhe interesant është fakti se ndeshja e parë në nivel kombëtaresh ka qenë Azerbajxhan-Shqipëri e mbyllur me rezultatin 1-3 në 2024. Arbitrat e tjerë do të jenë Balazs Buzas, Peter Kobor, Marcell Derdak i katërt dhe Tamas Bogner e Katalin Kuclcsar në VAR. LEXO edhe...Pak orë pas fitores, Kombëtarja zbret në fushë! Nisin përgatitjet për duelin me San Marinon në Ligën e Kombeve Për Shqipërinë fitorja kundër San Marinos është detyrim jo vetëm për faktin se vendi i parë në grup është detyrim, por edhe sepse kundërshtari është rivali më i dobët që mund të ekzsitojë. Nga 211 përfaqësuese në botë në renditjen e FIFA-s San Marino mban pikërisht vendin e 211. Ne.k./ReportTv.al Mihaly Kapraly kombetarja shqiptare FIFA uefa Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.6% Jo 39% Disi 6.4% Vota total: 1431 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?