Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj dhe gazetari Ferdinand Samarxhiu janë ndaluar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare të Bllatës në Dibër, teksa ishin nisur për të marrë pjesë në marshin e sotëm në Shkup në mbështetje të krerëve të UÇK-së që u dënuan nga Haga me një total prej 81 vjet burg. Sipas raportimeve në media, të dy janë ndaluar nga shërbimi sekret i kryeministrit maqedonas me pretendimin se janë rrezik për sigurinë kombëtare. Për ngjarjen është lajmëruar edhe Ali Ahmeti, udhëheqësi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në opozitë në Maqedoninë e Veriut. LEXO edhe...Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë/ Haklaj: Lajm i mirë, çdo shqiptar ndihet krenar! Shala: U vu në dyshim pasi Shqipëria nuk e kishte arritur 2% të PBB shpenzime për Mbrojtjen Siç raportojne mediat maqedonase emri i Haklajt është futur në të ashtuquajturën “Stop-listë” masë që zakonisht merret nga autoritetet pwr çështje që lidhen me sigurinë publike ose kombëtare. U.D/ReportTv.al azgan haklaj Ferdinand Samarxhi Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.6% Jo 39% Disi 6.4% Vota total: 1498 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?

