Lajme Zone
Ministri Salla: 4.3 km ndërhyrje në argjinaturën e lumit Devoll për mbrojtjen nga përmbytjet (VIDEO)
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ministri Salla: 4.3 km ndërhyrje në argjinaturën e lumit Devoll për mbrojtjen nga përmbytjet (VIDEO)

Punimet vijojnë prej më shumë se një muaji në të dy krahët e argjinaturës, në një gjatësi prej 4.3 kilometrash, në segmentin nga Pylli i Fazanëve deri në fshatin Orman. Kjo pjesë e argjinaturës është dëmtuar përgjatë gjatësisë së saj nga përmbytjet e fundit të vitit.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga puna që po vijon për pastrimin, zgjerimin dhe rehabilitimin e argjinaturës së lumit Devoll, me synim rritjen e mbrojtjes nga përmbytjet të tokave bujqësore dhe zonave përreth. “Nga lumi Devoll, ku vijon puna për pastrimin, zgjerimin dhe rehabilitimin e 4.3 km argjinaturë, nga Pylli i Fazanëve deri në Orman, si dhe përforcimin e brigjeve”, shkruan Ministri Salla. LEXO edhe...Po transportonte 5 emigrantë drejt Tiranës kundrejt parave, arrestohet një person në Maliq! I sekuestrohet 'Audi' dhe telefonat Punimet vijojnë prej më shumë se një muaji në të dy krahët e argjinaturës, në një gjatësi prej 4.3 kilometrash, në segmentin nga Pylli i Fazanëve deri në fshatin Orman. Kjo pjesë e argjinaturës është dëmtuar përgjatë gjatësisë së saj nga përmbytjet e fundit të vitit.Në kuadër të ndërhyrjes është planifikuar largimi i 143 mijë m³ aluvioneve, ndërsa paralelisht po përfn puna për mbrojtjen lumore me gabionë dhe gurë kave, në një gjatësi prej 370 metrash linearë, në të dy krahët e argjinaturës. “Ndërhyrje konkrete për më shumë mbrojtje nga përmbytjet, siguri për tokat bujqësore dhe zonat përreth”, thekson Ministri Salla. Xh.K/E.H/ReportTv.al Korce lumi devoll Ministria e bujqësisë andis salla Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.6% Jo 39% Disi 6.4% Vota total: 1499 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?