Lajme Zone
Do luhej të premten e 9 tetorit, shtyhet derbi i kryeqytetit! Partizani-Tirana në pritje të zyrtarizimit
SportReport TV

Do luhej të premten e 9 tetorit, shtyhet derbi i kryeqytetit! Partizani-Tirana në pritje të zyrtarizimit

Derbi i kryeqytetit ishte parashikuar të zhvillohej të premten e 9 tetorit.

Partizani-Tirana, derbi i parë i kryeqytetit për këtë sezon, i parashikuar për të premten e 9 tetorit në orën 18:30 në Air Albania, nuk do të zhvillohet sipas programit të vendosur më parë. Vetë FSHF e ka hequr nga kalendari i datës 9, ndërsa burime bëjne me dije se shkak është bërë klubi i Tiranës. Këta të fundit, për shkak se kanë lojtarë me kombëtaret, siç është rasti i Ilievski-t me Maqedoninë e Veriut, ka kërkuar që derbi të shtyhet në ditë tjetër. LEXO edhe...Vllaznia ndan rrugët me Edi Martinin, te shkodranët pritet trajneri i cili udhëhoqi Dritën në Conference League Fillimisht u mendua që derbi të luhet me datë 11, ditën e dielë, por për momentin asgjë nuk është e konfirmuar. Në ditët në vijim klubet pritet të bëjnë me dije datën dhe orën se kur do të luhet Partizani-Tirana. Ne.k./ReportTv.al superliga kf tirana partizani Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.6% Jo 39% Disi 6.4% Vota total: 1498 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?