Lajme Zone
SportReport TV

Mbahet me sukses edicioni i 6-të i ‘Tiranathlon’! Në garë morën pjesë 116 sportistë nga bota (VIDEO)


Kryeqyteti mirëpriti sot edicionin e 6-të të ‘Tiranathlon’ një prej aktiviteteve sportive që promovon sportin, aktivitetin fizik dhe një stil jetese të shëndetshëm. Në këtë edicion u regjistruan 140 sportistë, ndërsa në garë morën pjesë aktivisht 116 pjesëmarrës, duke shënuar pjesëmarrjen më të lartë në gjashtë edicionet e aktivitetit. LEXO edhe...Pacienti 40 vjeçar vdes tek 'Nënë Tereza', dy mjek

Kryeqyteti mirëpriti sot edicionin e 6-të të ‘Tiranathlon’ një prej aktiviteteve sportive që promovon sportin, aktivitetin fizik dhe një stil jetese të shëndetshëm. Në këtë edicion u regjistruan 140 sportistë, ndërsa në garë morën pjesë aktivisht 116 pjesëmarrës, duke shënuar pjesëmarrjen më të lartë në gjashtë edicionet e aktivitetit. LEXO edhe...Pacienti 40 vjeçar vdes tek 'Nënë Tereza', dy mjekë të Shkodrës nën hetim për mjekim të pakujdesshëm (EMRAT) Gara përfshiu tri disiplina sportive: not, çiklizëm dhe vrap, të ndara sipas dy kategorive kryesore: Kategoria Sprint: 750 metra not, 20 kilometra çiklizëm dhe 5 kilometra vrap; Kategoria Olimpike: 750 metra not, 40 kilometra çiklizëm dhe 10 kilometra vrap. Edicioni i këtij viti solli një pjesëmarrje të gjerë jo vetëm nga sportistë shqiptarë, por edhe nga vende të ndryshme të rajonit dhe Europës, përfshirë Italinë, Bullgarinë, Greqinë, Kosovën dhe vende të tjera. Aktiviteti u organizua nga Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e kompanive private, të cilat kontribuuan në organizimin e eventit, si dhe në financimin dhe sigurimin e çmimeve për fituesit. Aktiviteti u mbështet gjithashtu nga Komiteti Olimpik Shqiptar. Për zhvillimin e garës u morën masa të posaçme për menaxhimin e qarkullimit në disa prej akseve rrugore pranë Liqenit të Tiranës, Liqenit të Farkës dhe rrethrrotullimit të TEG-ut. Menaxhimi i trafikut, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, mundësoi zhvillimin e aktivitetit pa probleme të rëndësishme për qarkullimin. Një element veçanërisht pozitiv i këtij edicioni ishte pjesëmarrja e lartë e të rinjve, krahas pranisë së sportistëve profesionistë dhe atletëve me eksperiencë në këtë disiplinë. Sportistët pjesëmarrës vlerësuan organizimin dhe zhvillimin e aktivitetit, duke e konsideruar “Tiranathlon” një event që kontribuon në promovimin e sportit dhe të aktiviteteve në natyrë në Tiranë. Bashkia e Tiranës vijon të mbështesë dhe promovojë aktivitete sportive që sjellin qytetarët dhe komunitetin pranë sportit, duke e kthyer Tiranën gjithnjë e më shumë në një hapësirë për aktivitete sportive kombëtare dhe ndërkombëtare. Xh.K/E.H/ReportTv.al Tiranathlon bashkia e tiranes Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.6% Jo 39% Disi 6.4% Vota total: 1498 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?