Lajme Zone
Vuçiç lë Presidencën, por jo politikën! Jep dorëheqjen sonte në orën 20:00 dhe kandidon për kryeministër të Serbisë në zgjedhjet e 25 tetorit
BotëReport TV

Vuçiç lë Presidencën, por jo politikën! Jep dorëheqjen sonte në orën 20:00 dhe kandidon për kryeministër të Serbisë në zgjedhjet e 25 tetorit

Para se të largohet nga Presidenca, Vuçiç ka paralajmëruar falje dhe amnisti për disa persona të përfshirë në ngjarjet e një viti e gjysmë të fundit në Serbi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të njoftojë këtë të diel dorëheqjen nga posti që mban prej vitit 2017. Vuçiç ka bërë të ditur se rreth orës 20:00 do të dorëzojë zyrtarisht dorëheqjen dhe pritet që në të njëjtën kohë të shpjegojë edhe arsyet e vendimit të tij. Por largimi nga Presidenca nuk do të thotë largim nga politika. Pas dorëheqjes, Vuçiç ka paralajmëruar se do të marrë pjesë si qytetar i zakonshëm në fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit. LEXO edhe...Shqipëria e 8-ta në botë për blerjen e dronëve ushtarakë! Në vitet 2022-2025 bleu 56 dronë, 5 herë më shumë se Serbia Më 5 shtator, Partia Progresive Serbe e vendosi Vuçiçin në krye të listës së saj zgjedhore dhe e kandidoi për postin e kryeministrit. Vendimin për t'u larguar nga Presidenca, Vuçiç e kishte paralajmëruar që më 14 shtator, kur deklaroi se më 27 shtator do të linte detyrën dhe më pas do të përfshihej në fushatën zgjedhore. Ai paralajmëroi gjithashtu një tur në qytete dhe fshatra të Serbisë, ku do të zhvillojë takime me qytetarët. Pak orë para dorëheqjes së paralajmëruar, Vuçiç publikoi edhe një mesazh në Instagram, ku e cilësoi drejtimin e Serbisë si “nderin më të madh” për të. “Të qenurit President i Serbisë ishte nderi më i madh për mua. Çdo ditë u përpoqa të bëja më të mirën, të justifikoja besimin e treguar dhe t'i shërbeja vendit tim me besnikëri dhe përkushtim. Rroftë Serbia!”, tha Vuçiç. Para se të largohet nga Presidenca, Vuçiç ka paralajmëruar edhe një tjetër vendim: falje dhe amnisti për disa persona të përfshirë në ngjarjet e një viti e gjysmë të fundit në Serbi. Ai nuk bëri të ditur se për cilët persona bëhet fjalë, por tha se vendimet do të prekin njerëz “nga të dyja palët”. “Bëhet fjalë për një pjesë të njerëzve që morën pjesë në gjithçka që ka ndodhur në vend gjatë një viti e gjysmë të fundit, nga të dyja palët. Shumë do të befasohen nga këto falje dhe amnisti”, deklaroi Vuçiç për Radio Televizionin e Serbisë. Vuçiç u zgjodh për herë të parë President i Serbisë në prill të vitit 2017 dhe fitoi mandatin e dytë në prill të vitit 2022. Me dorëheqjen e tij nis edhe procedura për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Vuçiç ka deklaruar më herët se detyrën e Presidentit të përkohshëm duhet ta marrë kryetarja e Asamblesë Kombëtare, Ana Brnabiç. U.D/ReportTv.al aleksander vucic beograd serbi Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.5% Jo 38.9% Disi 6.6% Vota total: 1537 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?