Lajme Zone
Forcon imunitetin, arsyet përse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit
Të tjeraReport TV

Forcon imunitetin, arsyet përse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit

Të konsumoni një lugë mjaltë përpara gjumit mund të ofrojë disa përfitime për shëndetin dhe gjumin tuaj. Më poshtë kemi listuar se cilat janë këto benefite.

Mjalti konsiderohet prej kohësh një nga produktet natyrale më të përdorura në ushqim dhe mjekësinë popullore. Të konsumoni një lugë mjaltë përpara gjumit mund të ofrojë disa përfitime për shëndetin dhe gjumin tuaj. Më poshtë kemi listuar se cilat janë këto benefite. LEXO edhe...Përmirëson gjumin dhe rregullon nivelin e sheqerit në gjak, arsyet përse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit Përmirësimi i cilësisë së gjumit Mjalti stimulon prodhimin e melatoninës, një hormon që ndihmon trupin të relaksohet dhe të hyjë në fazat e gjumit të thellë. Rregullimi i niveleve të sheqerit në gjak Mjalti ndihmon në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak gjatë natës, duke parandaluar zgjimet e papritura. Nxitja e metabolizmit të trurit Glukoza natyrale te mjalti furnizon trurin me energji gjatë gjumit, gjë që ndihmon në përmirësimin e kujtesës dhe funksionit njohës. Mbështet sistemin imunitar Mjalti ka veti antibakteriale dhe antioksiduese që ndihmojnë në forcimin e imunitetit. Zbutja e kollës dhe e fytit të irrituar Nëse keni kollë ose ndjeni irritim në fyt, mjalti mund të ndihmojë në zbutjen e këtyre simptomave, duke ju ndihmuar të flini më mirë. Xh.K/ReportTv.al mjaltë Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.5% Jo 38.9% Disi 6.6% Vota total: 1537 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?