Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Tubimi në Tiranë/ Protesta ndahet në dy grupime, thellohet përçarja mes të pranishmëve! Bllokohet qarkullimi i mjeteve në kryqëzimin e urës së Lanës (VIDEO)


Sot në bulevard kanë qenë prezente dy grupime, pra protestuesit nuk kanë qenë të grumbulluar si zakonisht para godinës së Kryeministrisë.

Duket se protesta që po zhvillohet prej tre muajsh në Tiranë, është ndarë përfundimisht në 2 grupe. Përçarja mes protestuesve është thelluar edhe më tej, pas përplasjeve fizike të ndodhura gjatë javëve të fundit. Sot në boulevard kanë qenë prezente dy grupime, pra protestuesit nuk kanë qenë të grumbulluar si zakonisht para godinës së Kryeministrisë. LEXO EDHE:Ylli Pata: Pse sulmet personale po përdoren si brand politik? Gjatë mbrëmjes, njëri grupim qëndronte në vendin e zakonshëm ku mbahen fjalimet para godinës së Kryeministrisë, ndërsa grupimi tjetër, i drejtuar nga Visuar Dalipi, i cili njihet ndryshe edhe si ‘Banka e Fundit’, është vendosur në kryqëzimin e urës së Lanës, duke bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve. Kjo situatë ka shkaktuar edhe një trafik të rënduar në një pjesë të kryeqytetit. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise proteste Tirane bulevardi deshmoret e kombit kryeministria visuar dalipi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.9% Magjistratëve 16% Nuk e di 6.1% Vota total: 3044 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?