Një lajm i papritur ka përfshirë futbollin në Brazil, ku lojtari i Flamengo, Jorginho, raportohet të ketë rezultuar pozitiv në një test antidoping.
Mesfushori dyshohet se nuk ka kaluar me sukses kontrollet e kryera nga CONMEBOL. Ish-lojtari i Chelsea dhe Arsenal është në pritje të testeve të reja, pasi të martën e 27 tetorit është planifikuar të kryhet analiza e dytë.
Ky proces ritestimi konsiderohet si një hap kritik dhe përcaktues për të ardhmen profesionale të mesfushorit në futbollin aktiv. Në rast se edhe testi i dytë konfirmon praninë e substancave të ndaluara, lojtari rrezikon një pezullim që varion nga 6 muaj deri në 2 vjet jashtë fushave të blerta.
Megjithatë, deri në këto momente, drejtuesit e klubit të Flamengo nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar nga autoritetet kompetente lidhur me këtë çështje. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

