Java e shtatë në Kategorinë e Parë dhuroi emocione të mëdha me katër ndeshjet e luajtura këtë të shtunë.
Skuadra e Besës arriti një fitore tejet të rëndësishme 2-0 përballë Korabit në shtëpi. Tri pikët e marra e ngjitin skuadrën kavajase në vendin e parë të renditjes, me pikë të barabarta me Pogradecin.
Ndërkohë, Kukësi realizoi një përmbysje spektakolare në transfertë përballë Burrelit me rezultatin 1-2.
Vendasit kaluan të parët në avantazh me Rrapin, por verilindorët përmbysën gjithçka falë golave të Demircanit dhe Shepanskit.
Një sukses dramatik arriti edhe Iliria, e cila mposhti Kastriotin 0-1 falë një penalltie të Mavangës në minutat shtesë.
Përballja e vetme që u mbyll pa fitues ishte ajo mes Sopotit dhe Orikut, e cila përfi në barazim 1-1. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

