Lajme Zone
Laçi kalon krizën, fiton duelin e dy penalltive të humbura
SportCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Laçi kalon krizën, fiton duelin e dy penalltive të humbura

Qendra e Tiranës ngjason me një fushëbetejë, që në pak min...

Laçi ka fituar 1-0 ndaj Vorës në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të të Kategorisë Superiore, duke i dhënë fund serisë negative prej tre humbjesh radhazi.

Ndeshja nisi me raste flagrante për të dyja skuadrat, ku të parët që patën mundësinë e artë për të kaluar në avantazh ishin miqtë. Në minutën e 10-të, gjyqtari Enea Jorgji akordoi penallti për Vorën, por gjuajtja e Karricës u ndal nga portieri vendas.

Vetëm pak minuta më vonë, saktësisht në minutën e 27-të, arbitri akordoi një tjetër 11-metërsh, këtë herë për Laçin, pas një rishikimi në sistemin VAR për prekje të topit me dorë. Megjithatë, as Bibo nuk arriti të shënojë nga pika e bardhë, pasi portieri Harizaj bëri një pritje vendimtare për të mbajtur rrjetën e paprekur.

Pjesa e dytë foli më shumë për skuadrën e drejtuar nga Qatip Osmani, e cila u shfaq më kërkuese në fazën sulmuese duke zhvendosur lojën në gjysmëfushën kundërshtare.

Goli i vetëm dhe vendimtar i takimit erdhi në minutën e 73-të, kur pas një goditjeje këndi, Kurti devijoi topin në shtyllën e dytë për t'ia dërguar në rrjetë.

Me këtë sukses, Laçi mban vendin e pestë me 10 pikë, ndërsa Vora mban vendin e shtatë me tetë pikë. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.