Qendra e Tiranës ngjason me një fushëbetejë, që në pak minuta të përshkallëzimit të protestës kombëtare është tjetërsuar plotësisht. Protesuesit janë shpërndarë në akse të ndryshme të kryeqytetit, për shkak të hedhjes së një sasie të konsiderueshme të gazit lotsjellës.
Ndërkohë protestuesit po ndiqen nga forcat policore dhe autobotët që po krijojnë edhe gardh sigurie në zona të ndryshme. Këtë të shtunë në terren janë grumbulluar një numër i konsiderueshëm efektivësh, që sipas raportimeve arrin në mbi 5 mijë./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

