Kaso në bulevard Tensionet kanë shpërthyer në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mijëra qytetarë janë mbledhur për protestën kombëtare në mbështetje të studentëve. Ende pa u konsoliduar grumbullimi, policia ka nisur ndërhyrjen për shpërndarjen e turmës, ndërsa situata është përshkallëzuar me hedhje gurësh, përdorim të ujit me presion, gazit lotsjellës dhe mjeteve të tjera të ndërhyrjes. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është përfshirë nga tensione të forta këtë të shtunë, në ditën e 12-të të protestës studentore, teksa mijëra qytetarë janë mbledhur në qendër të Tiranës për t'iu bashkuar protestës kombëtare.
Situata është tensionuar pothuajse menjëherë pas grumbullimit të turmës. Forcat e policisë kanë nisur ndërhyrjen për shpërndarjen e protestuesve, duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës.
Në zonë raportohet edhe për përdorimin e bombave shurdhuese dhe plumbave të gomës, ndërsa nga radhët e protestuesve janë hedhur gurë në drejtim të forcave të rendit.
Ndërhyrja e policisë ka sjellë përplasje dhe lëvizje të turmës në pjesë të ndryshme të bulevardit, ku pak më herët ishte regjistruar një pjesëmarrje e madhe qytetarësh.
Protestuesit ishin grumbulluar në një hapësirë të gjerë, nga Kryeministria deri te Ministria e Brendshme, duke mbushur bulevardin në mbështetje të studentëve që prej 12 ditësh kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Megjithatë, tubimi është përshkallëzuar në përplasje, me ndërhyrje të forcave të rendit dhe reagim nga grupe protestuesish. Përdorimi i gazit lotsjellës dhe ujit me presion ka vështirësuar qëndrimin e pjesëmarrësve në zonën e grumbullimit.
Tensionet vijnë në një moment kur protesta studentore ka marrë përmasa më të gjera qytetare, ndërsa studentët vijojnë të refuzojnë ftesat e qeverisë për dialog, duke këmbëngulur në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit.
Ende nuk ka një bilanc zyrtar për persona të lënduar apo të shoqëruar nga policia gjatë përplasjeve të sotme. Gjithashtu, autoritetet nuk kanë dhënë deri tani një sqarim zyrtar për përdorimin e raportuar të plumbave të gomës dhe bombave shurdhuese.
Situata në bulevard mbetet e tensionuar, ndërsa zhvillimet po vijojnë. k gj Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet 'Det' protestuesish në bulevard, mijëra qytetarë në këmbë për largimin e Edi Ramës 24 Tetor 2026, 15:1315:13Aktualitet Revolta kundër Edi Ramës, turma zhvendoset drejt Kryeministrisë 24 Tetor 2026, 14:5914:59Aktualitet Policia hedh ujë e gaz lotsjellës, protestuesit ikin nga Ministria e Arsimit në drejtim të sheshit Skënderbej 24 Tetor 2026, 14:5014:50Aktualitet Protesta studentore, mesazhi i të rinjve për prindërit: Na ndihmoni ta hedhim Ramën, siç hodhët ju diktatorin 24 Tetor 2026, 14:4614:46Aktualitet Protestuesit hodhën gurë drejt Ministrisë së Arsimit, policia përgjigjet me ujë me presion dhe gaz lotsjellës 24 Tetor 2026, 14:3614:36Aktualitet Protesta para Ministrisë së Arsimit, studentja mesazh Ramës: Ose ne ose ai, nuk ka rrugë tjetër! 24 Tetor 2026, 14:2714:27Aktualitet

