Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Edi Rama për dhunën në protestën e sotme kombëtare.
Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Këlliçi shprehet se ky akt tregon fytyrën e vërtetë të Ramës dhe se kreu i qeverisë kërkon luftë.
Sipas demokratit, kjo ditë e 12-të e protestës tregon forcën e popullit, por edhe dobësinë e kryeministrit. "Dhuna kriminale që po ushtron tani Edi Rama ndaj të rinjve, familjarëve, studentëve dhe fëmijëve që po protestojnë krejtësisht në mënyrë paqësore, tregon fytyrën e tij të vërtetë.
Një hipokrit i korruptuar që flet për dialog dhe kur refuzohet me përbuzje hedh ndaj njerëzve gaz lotsjellës, lëndë helmuese, ujë me presion dhe bomba zhurmuese.
Këto akte dëshmojnë se ai kërkon luftë.
Qytetarët vetëm po marshonin të bashkuar pa bërë asgjë. Por vetëm pse janë bashkuar e kanë mbushur sheshin, Edi Rama i sulmon. Kjo tregon dobësinë e tij dhe forcën e popullit.
Tirani i zhytur në afera e në krim i ka ditët e numëruara”,-shprehet Këlliçi./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

