Goditet një tjetër rast i dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit në qarkun e Elbasanit. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Rrjeta 2”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Elbasan kanë vënë në pranga një 31-vjeçar dhe kanë shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij. Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, shërbimet e policisë ndaluan automjetin ku po udhëtonte shtetasi A. A., 31 vjeç. Gjatë kontrollit u konstatua se ai po transportonte 7 shtetas të huaj nga vendet e treta, të cilët dyshohet se kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e Shqipërisë. Nga verifikimet e mëtejshme doli se automjeti i përdorur për transportim ishte në pronësi të shtetasit M. K., 25 vjeç, i cili u shpall menjëherë në kërkim si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale. Makina u sekuestrua nga policia në cilësinë e provës materiale. Hetimet po vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen e 25-vjeçarit të shpallur në kërkim, si dhe identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, e kryer në bashkëpunim. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

