Lajme Zone
'Tetori është koha më e mirë'. turistët me kampera zbulojnë pse zgjedhin Ranën e Hedhun në vjeshtë
Të tjeraReport TV

'Tetori është koha më e mirë'. turistët me kampera zbulojnë pse zgjedhin Ranën e Hedhun në vjeshtë

Më pak lëvizje, më shumë qetësi dhe temperatura më të përshtatshme për udhëtime e eksplorime kanë bërë që turistët që udhëtojnë me kampera të zgjedhin këtë periudhë për të vizituar bregdetin shqiptar.

Në një kohë kur plazhet e Shëngjinit kanë nisur të boshatisen dhe temperaturat janë më të ulëta, në Ranën e Hedhun vijojnë të mbërrijnë turistë të huaj.Ata kanë zgjedhur të udhëtojnë me kampera, duke ndaluar në këtë zonë për të shijuar natyrën, detin dhe qetësinë që ofron Rana e Hedhun gjatë muajve të vjeshtës. Ndryshe nga muajt e verës, kur Shëngjini përfshihet nga një fluks i madh pushuesish, tetori ofron një tjetër atmosferë. LEXO edhe...Ministri Nufi, vizitë në spitalin e Mirditës: Do të shndërrohet në Polin e Veriut për Traumat Më pak lëvizje, më shumë qetësi dhe temperatura më të përshtatshme për udhëtime e eksplorime kanë bërë që turistët që udhëtojnë me kampera të zgjedhin këtë periudhë për të vizituar bregdetin shqiptar. “Koha në tetor është shumë e përshtatshme për të udhëtuar me kamper. Nuk është shumë nxehtë dhe mund të shijosh më mirë natyrën dhe detin. Rana e Hedhun është një vend shumë i bukur dhe na pëlqen të qëndrojmë këtu" tha një turist “Ne vijmë shpesh në këtë zonë, sepse është një vend ideal për të qëndruar me kamper. Kemi ardhur edhe më parë dhe gjithmonë na pëlqen të rikthehemi. Ka shumë qetësi, natyrë të bukur dhe deti është shumë pranë" tha një turiste. Edhe pse sezoni veror ka përfunduar, në Ranën e Hedhun vijojnë të ofrohen shërbime për turistët që zgjedhin të qëndrojnë ne kete zone turistike. Prania e vizitorëve në këtë periudhë tregon se Shëngjini po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje si një destinacion që mund të vizitohet gjatë gjithë vitit, jo vetëm në muajt e verës. U.D/ReportTv.al rana e hedhun Shengjin Lezhe Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 70.6% Jo 21.6% Nuk e di 7.9% Vota total: 751 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?