Lajme Zone
Aksidentoi për vdekje një 75-vjeçare në Tiranë, arrestohet i riu
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Aksidentoi për vdekje një 75-vjeçare në Tiranë, arrestohet i riu

Nga aksidenti mbeti i dëmtuar edhe vetë 20-vjeçari, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi mbrëmjen e djeshme aksidentoi për vdekje një 75-vjeçare në Rrugën e Dibrës në Tiranë. Nga aksidenti mbeti i dëmtuar edhe vetë 20-vjeçari, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. LEXO edhe...Tiranë/ Do shiste dhjetëra doza kokainë afër shkollave, arrestohet 26-vjeçari nga Elbasani! I gjendet edhe një thikë me vete (VIDEO) Njoftimi i Policisë: Tiranë-Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 20 vjeç, pasi më datë 03.10.2026, rreth orës 19:35, në Rrugën e Dibrës, me motomjetin që drejtonte, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Sh. M., 75 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë rreth orës 22:40, në spital. Gjithashtu, është dëmtuar dhe drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. M., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. R.Xh/ReportTv.al Tirane aksident me vdekje aksident rrugor Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 70.6% Jo 21.6% Nuk e di 7.9% Vota total: 751 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?