Lajme Zone
Ndryshimet në Kodin Penal dhe skandalet politike/ Avokati Gylsen Zhllima në News24: Rama po përdor lajmet ‘rozë’ për të hequr vëmendjen nga keqqeverisja
PolitikëBalkanWeb

Ndryshimet në Kodin Penal dhe skandalet politike/ Avokati Gylsen Zhllima në News24: Rama po përdor lajmet ‘rozë’ për të hequr vëmendjen nga keqqeverisja

Në një intervistë të dhënë për emisionin “News24 Fundjavë”, avokati Gylsen Zhllima ka analizuar zhvillimet më të fundit politike dhe juridike në vend, duke hedhur dritë mbi prapaskenat e ndryshimeve të propozuara në Kodin e Procedurës Penale dhe mënyrën se si po menaxhohen skandalet e njëpasnjëshme zyrtare.

Në një intervistë të dhënë për emisionin “News24 Fundjavë”, avokati Gylsen Zhllima ka analizuar zhvillimet më të fundit politike dhe juridike në vend, duke hedhur dritë mbi prapaskenat e ndryshimeve të propozuara në Kodin e Procedurës Penale dhe mënyrën se si po menaxhohen skandalet e njëpasnjëshme zyrtare. Sipas avokatit Zhllima, publikimi i skandaleve me karakter personal apo rozë në media është një strategji e mirëmenduar për të shmangur vëmendjen e opinionit publik nga problemet reale dhe aferat korruptive të pushtetit. “Në një skandal kur kemi parë funksionarë të lartë të shtetit, vijnë edhe skandale të tjera për të hequr vëmendjen. Kjo tregon që me qëllim kërkohet të shmangen problemet e qytetarëve që përballen ditë për ditë me padrejtësinë dhe keqqeverisjen. Nuk mundet që këto video të dalin si lajm i fundit kur kemi të bëjmë me raste si Agasi, Balluku apo Vlora Hyseni, të cilat përbëjnë cënim të rendit kushtetues,” u shpreh Zhllima. Lidhur me propozimet e kryeministrit Edi Rama për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale dhe deklaratat për nivelin e lartë të paraburgimeve në Shqipëri, avokati theksoi se iniciativa është tërësisht politike dhe nuk sjell përfitime reale për qytetarët. “Nuk ka përfitime për qytetarët. Bëhet thjesht që zoti Rama të heqë njollën e vetë kur dikur thoshte ‘burg, burg për të gjithë’. Zoti Rama ka qenë gjykatësi më i madh që kërkonte burgosjen e çdo qytetari për një ndërtim pa leje apo për energjinë elektrike. Ky vullnet u shkoi gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët nga frika e karriges vendosin vetëm ‘arrest në burg’ për të gjithë,” deklaroi avokati gjatë intervistës. Ai ngriti pikëpyetje edhe mbi paanshmërinë e sistemit të drejtësisë dhe zbatimin e dyfishtë të standardeve: “Gjykatësi dhe prokurori nuk duhet të jenë në pengmarrje me njëri-tjetrin. Nëse një prokuror apo gjyqtar shkel ligjin dhe merr vendime të gabuara që prishën nga gjykatat më të larta, pse të mos arrestohen edhe ata? Ti nuk mund të futësh dikë në burg dhe pastaj të thuash ‘kisha shumë dosje’. Kur vendos firmën për të burgosur dikë, duhet të mbash përgjegjësi.”

I pyetur mbi qëndrimin e kryeministrit ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, dhe figurave të tjera të hetuara nga SPAK, Zhllima nënvizoi se po aplikohen standarde të dyfishta nga organet e drejtësisë.

“Zoti Rama bëri avokatin për zonjën Balluku, ndërsa te rastet e tjera lëshon personat. Kjo nënkupton që brenda llojit ka përplasje të mëdha. Kemi raste ku ndaj personave të hetuar për grup të strukturuar kriminal jepet ‘detyrim paraqitje’, ndërsa për të tjerë jepet ‘arrest në shtëpi’. Ky nuk është një standard i barabartë drejtësie,” përfi Zhllima. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb