Lajme Zone
Tjetërsimi i pronave në Durrës, Kushtetuesja s’i hap rrugë rigjykimit për ‘Rrumin e Shijakut’, mbetet në fuqi dënimi me 2 vite burg
Të tjeraReport TV

Tjetërsimi i pronave në Durrës, Kushtetuesja s’i hap rrugë rigjykimit për ‘Rrumin e Shijakut’, mbetet në fuqi dënimi me 2 vite burg

Gjykata Kushtetuese nuk do të shqyrtojë në seancë plenare kërkesën e Aleksandër Lahos për të shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Lartë që la në fuqi dënimin e tij me 2 vjet burg. ‘Rrumi’ shprehej se vendimi i Kolegjit Penal ishte i papajtueshëm me Kushtetutën dhe kërkonte rigjykim të çështjes.

Gjykata Kushtetuese nuk do të shqyrtojë në seancë plenare kërkesën e Aleksandër Lahos, i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’ për të shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Lartë që la në fuqi dënimin e tij me 2 vjet burg. ‘Rrumi’ shprehej se vendimi i Kolegjit Penal ishte i papajtueshëm me Kushtetutën dhe kërkonte rigjykim të çështjes. LEXO edhe...Aeroporti i Vlorës/ Beteja në Kushtetuese, ‘2A Group’ dhe ‘VIA’ kërkojnë rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Lartë për rikthimin e kontrollit te ‘Mabco’ e Pacollit Më 23 korrik 2025, Gjykata e Posaçme e Apelit ndryshoi vendimin për dënimin e ‘Rrumit’ për tjetërsimin e 45 mijë m2 tokë te Gjiri i Lalzit duke e ndëshkuar me 3 vite burg, që sipas gjykimit të shkurtuar kalojnë në 2 vite. Ai u deklarua fajtor për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim. Në qershor të këtij viti, SPAK përfi hetimet dhe dërgoi për gjykim çështjen ndaj tij dhe shtatë personave të tjerë, të akuzuar për një skemë të organizuar të tjetërsimit të pronave shtetërore në Durrës. Sipas SPAK, hetimet kanë provuar se Laho dhe vëllai i tij Vullnet Muça kanë krijuar grupin strukturuar kriminal, ku bënin pjesë edhe zyrtarë të Kadastrës. Laho akuzohet se i ka dhënë zyrtarit të Avokatit të Shtetit, Irgen Kërçuku, 600 mijë lekë dhe i kishte premtuar edhe 300 mijë lekë të tjera, për të mos apeluar një çështje pronësie që lidhej me tjetërsimin e 45 mijë metrave katrorë tokë publike në Gjirin e Lalzit. Padia për këtë çështje, u depozitua në organin e akuzës nga Pal Seçuni, që në atë kohë ankohej për vendimet e Hipotekës së Durrësit, për tjetërsimin e pronës. Emri i Aleksandër Lahos është përmendur edhe më parë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019. Ai mbeti i plagosur nga plumbat. Në atë kohë, atij iu sekuestrua telefoni, ku u gjet një video në të colën komunikonte me një zyrtar te Avokaturës së Shtetit për rastin korruptiv. P.J/ReportTv.al aleksander laho gjykata kushtetuese gjykata e larte gjiri i lalzit rrumi i shijakut irgen kercuku spak GJKKO Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.3% Disi 3% Vota total: 12526 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?