Lajme Zone
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Posta Shqiptare zgjeron shërbimet, së shpejti edhe shpërndarja e pakove të tregtisë elektronike! Karakaçi inspekton zyrën kryesore në Tiranë (VIDEO)


Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, inspektoi Postën nr. 5 në kryeqytet, ku aktualisht ofrohen 61 shërbime postare dhe financiare.

Posta Shqiptare po zgjeron shërbimet për qytetarët, duke shtuar shitjen e policave të sigurimit, ndërsa së shpejti, sipas drejtorit Etjen Xhafaj, pritet të nënshkruhet edhe marrëveshja për shpërndarjen e pakove të tregtisë elektronike. Ai e bëri të ditur këtë lajm gjatë vizitës së Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, në Postën nr. 5, zyrën kryesore postare të Tiranës LEXO edhe...Tiranë/ Kërcënoi me thikë dhe i vodhi portofolin 17-vjeçarit, arrestohet 25-vjeçari! Babai dhe motra kundërshtuan policinë gjatë kontrollit të banesës, hetohen në gjendje të lirë Kjo zyrë, ku janë të punësuar 48 persona, kryesisht gra, ofron gjithsej 61 shërbime, nga të cilat 19 janë postare, ndërsa pjesa tjetër financiare. Gjatë vizitës, Karakaçi falënderoi punonjësit për vijimin e shërbimit edhe në ditët me kushte jo të zakonshme të protestave që tronditën Tiranën. “Faleminderit për ditët jo normale që shërbimi ka vijuar normalisht”, u shpreh ministri. U.D/E.H/ReportTv.al Enea Karakaçi posta shqiptare Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.3% Disi 3% Vota total: 12587 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?