Lajme Zone
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë nga 270 të burgosur, Zelensky: Mes të liruarve edhe 9 civilë dhe 5 të mbijetuar nga Olenivka
BotëReport TV

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë nga 270 të burgosur, Zelensky: Mes të liruarve edhe 9 civilë dhe 5 të mbijetuar nga Olenivka

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri të ditur se mes personave që po kthehen në Ukrainë janë edhe nëntë civilë. Sipas tij, shumica e ushtarakëve të liruar mbaheshin në robëri që prej vitit 2022, kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës.

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer nga 270 të burgosur secila, në kuadër të marrëveshjes së fundit për shkëmbimin e të burgosurve të luftës, pas bisedimeve me negociatorët amerikanë në fillim të kësaj jave. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri të ditur se mes personave që po kthehen në Ukrainë janë edhe nëntë civilë. Sipas tij, shumica e ushtarakëve të liruar mbaheshin në robëri që prej vitit 2022, kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës. LEXO edhe...Melania Trump njofton armëpushimin në qytetin ukrainas të Oleshky-t, Kievi ende nuk e konfirmon “Ne kujtojmë secilin prej tyre dhe vazhdojmë të kërkojmë për të gjithë”, deklaroi Zelensky në një postim në rrjetin social X. Mes personave të liruar janë edhe pesë të mbijetuar të sulmit në Olenivka, në korrik të vitit 2022, ku dhjetëra të burgosur ukrainas humbën jetën. Ukraina e ka akuzuar Rusinë për krime lufte lidhur me sulmin, ndërsa Moska ka pretenduar se goditja u krye nga pala ukrainase. Nga ana tjetër, komisionerja ruse për të drejtat e njeriut, Yana Lantratova, deklaroi se Ukraina i kishte dorëzuar Rusisë shtatë civilë, të cilët tashmë mund të ribashkohen me familjet e tyre. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se ushtarakët e liruar ndodheshin në Bjellorusi, ku do të merrnin ndihmë psikologjike dhe mjekësore përpara se të transportoheshin drejt Rusisë. A.C/ReportTv.al Volodymyr Zelensky Rusi ukraine te burgosur Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.3% Disi 3% Vota total: 12587 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?