Një shqiptar me banim në Asti është arrestuar në Itali, pasi karabinierët zbuluan një plantacion me 1206 bimë kanabisi brenda një magazine të izoluar në Coassolo Torinese, pranë Torinos. Shqiptari u gjet brenda objektit dhe dyshohet se ishte personi që kujdesej për plantacionin, vlera e të cilit në tregun e paligjshëm përllogaritet mbi 1 milion euro. Sipas gazetës italiane Corriere della Sera, magazina ndodhej në një zonë të pyllëzuar dhe të vështirë për t'u arritur. Hetuesit kishin disa muaj që ndiqnin gjurmët e kultivimit të fshehtë, derisa arritën të zbulonin vendndodhjen e tij. LEXO edhe...Itali/ 68 mln euro të pastruara përmes kriptomonedhave, goditet ‘banka e fshehtë’ e grupit mafioz me italianë e shqiptarë! 30 të arrestuar, sekuestrohen mbi 21 mln € pasuri Brenda objektit u gjetën bimë në faza të ndryshme të lulëzimit. Për kultivimin e tyre ishte instaluar një sistem ndriçimi, ajrimi dhe ngrohjeje, që krijonte kushtet e nevojshme për rritjen e kanabisit. Pajisjet furnizoheshin me energji elektrike të marrë në mënyrë të paligjshme. Teknikët e rrjetit elektrik përllogaritën një konsum ditor prej 80 deri në 100 kilovatorë-orësh. Operacioni ishte pjesë e një hetimi më të gjerë të karabinierëve të Astit për trafik të dyshuar droge dhe mbajtje të paligjshme armësh. Në kuadër të tij u kryen 13 kontrolle, me urdhër të autoriteteve gjyqësore, në Asti, në disa komuna të provincës dhe në Coassolo Torinese. Shqiptari u dërgua në burgun e Ivreas, ndërsa magazina dhe pajisjet e përdorura për kultivimin e kanabisit u sekuestruan. U.D/ReportTv.al droge itali Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.3% Disi 3% Vota total: 12587 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

