Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Bruksel më 25 nëntor në Samitin BE-Ballkani Perëndimor. Sipas njoftimit për shtyp, BE do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Evropian António Costa dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. LEXO edhe...I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO) “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. Anëtarësimi i tyre është përparësia jonë, ambicia jonë e përbashkët dhe një investim thelbësor gjeopolitik në këto kohë të trazuara. BE-ja është dhe do të mbetet partneri më i besueshëm i rajonit”, tha Costa. Samiti riafirmon angazhimin e BE-së për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor dhe nxitjen e vendeve kandidate për përmbushjen e reformave për të përparuar në rrugën e integrimit. Udhëheqësit do të vlerësojnë gjithashtu progresin në integrimin gradual të Ballkanit Perëndimor me BE-në, veçanërisht përmes Planit të Rritjes, si dhe do të diskutojnë mënyrat për ta zhvilluar më tej. Së fundi, ata do të shqyrtojnë sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për të forcuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë në raport me kontekstin gjeopolitik. Samiti është pjesë e zbatimit të Axhendës Strategjike të Këshillit Evropian për periudhën 2024–2029. Takimi i fundit mes BE dhe vendeve të rajonit ishte në fillim të qershorit në Tivat të Malit të Zi, ku mori pjesë edhe kryeministri Rama. P.J/ReportTv.al Bruksel belgjike BE Antonio Costa Ursula von der Leyen samiti be-ballkani perendimor Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.3% Disi 3% Vota total: 12587 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

