Edi Rama në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit që u mbajt në Miloçer. / Kryeministri kërcënon t’u presë klaneve burimet në administratë, ndërsa hedh në lojë zgjedhjet e parakohshme për të disiplinuar deputetët dhe përjashtuar kundërshtarët nga listat... Në orët e vona të ditës së djeshme, kuzhina mediatike e Edi Ramës përhapi një lajm të parapërgatitur, sipas të cilit kreu i qeverisë, nga Budva, u kishte kërkuar ministrave dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të administratës.
Nuk kaloi shumë dhe lajmi ndryshoi. Nga urdhri përjashtoheshin policia, arsimi dhe shëndetësia. Më pas nisën sqarimet e ministrave Blendi Gonxhe dhe Arbjan Mazniku, të cilët thanë se çështja nuk ishte tamam siç u paraqit. Sot, mediat pranë qeverisë flasin vetëm për kërkesën e Ramës që të ndryshohen drejtuesit e disa sektorëve.
E gjithë kjo është një farsë. Qeveria mund t’i lirojë ose shkarkojë drejtorët që varen nga Këshilli i Ministrave dhe të emërojë zëvendësuesit e tyre pa bujë, vetëm me vendimet përkatëse dhe një njoftim për shtyp.
Në të vërtetë, zhurma për drejtorët ngjan me një intrigë të vogël, që synon të prodhojë tituj për mediat dhe të dërgojë një sinjal paralajmërues te klanet e Partisë Socialiste.
Këto klane kanë nisur të rebelohen. Gjatë javës së protestave të dhunshme dhe në seancën parlamentare të së enjtes, ato qëndruan thuajse krejtësisht joaktive.
Duket se 85 votat e reformës territoriale u kthyen në kurth për Edi Ramën. Sipas zërave brenda mazhorancës, kryeministri nuk e zotëron më atë shumicë.
Deputetët e pakënaqur brenda Partisë Socialiste po afrohen me njëri-tjetrin dhe po përgatiten të artikulojnë qëndrimin e tyre politik. Ata kërkojnë ndryshime në kupolën drejtuese dhe në politikat e mazhorancës.
Rama është informuar për këtë lëvizje dhe po përdor kartën e drejtorëve. Postet drejtuese të administratës ndahen prej vitesh mes grupeve të interesit brenda mazhorancës. Kërcënimi për largime synon t’u presë këtyre grupeve burimet financiare, njerëzore dhe elektorale.
A do të japë efekt kjo manovër?
Brenda Partisë Socialiste, 'shejtanët' kanë dalë prej kohësh nga shishja. Këtë e dëshmon situata në strukturat e Tiranës, ku përplasjet mes grupeve kanë prodhuar kaos.
Edi Rama e njeh këtë gjendje dhe kërkon ta mbulojë me një kaos edhe më të madh. Jo rastësisht, pak ditë më parë, njerëz pranë tij hodhën tezën e zgjedhjeve të parakohshme, përpara zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës.
Kjo tezë shërben si shantazh ndaj deputetëve, që të qëndrojnë urtë të paktën deri në zgjedhjet vendore të majit 2027.
Nëse deputetët rebelohen, Rama mund të provokojë zgjedhje të parakohshme shumë shpejt, ndoshta që në dhjetor. Ai duhet ta marrë vendimin brenda kësaj fundjave, që më pas të përzgjedhë listën e re të kandidatëve për deputetë dhe të largojë të gjithë rebelët me të cilët, në këto orë, po përballet sy më sy./Pamfleti intriga e drejtorëve rebelimi në partinë socialiste 4 Komente E Ende besoj 23 Tetor 2026, 13:20 Ende besoj se brenda partise socialiste ka intelektuale te ndershem dhe progresiste qe ia duan te miren PS dhe popullit shqiptar. Eshte momenti te ngrihen e te lartesojne dinjitetin e tyre, kur i ka marre zvarre nje njeri i vetem, i cili ndoshta kerkon te behet mbret dhe zevendes te kete kriminelin Berisha. O sot o kurre, ndryshe PS do te kete fatin e Pasokut ne Greqi dhe ju qe besoni ende tek demokracia dhe shteti ligjor, do ta shihni veten plotsisht te degraduar dhe te humbur pa nam e nishan, kurse klani i Rames do tu shtypi juve te paret.... Përgjigjjuni B Belo 23 Tetor 2026, 13:46 Drejtoret e pergjithshem sot jane me te rendesishem se ministrat. Por ka nevoje per reforme sidomos drejtoret e Beles te cilet jane ne institucionet me fitim prurese dhe qe i ngjajnr mirefilli nje bande. Drejtoret ne ministrine e infrastruktures, ata te ministrise financave gjobaxhinj, llum kalbesira. Te gjithe e dine dhe nuk flasin. Jane per turpin e tyre. Kush te grabis me shume. Eshte e turpshme ku ka degraduar ky shtet... Përgjigjjuni A Annemarie 23 Tetor 2026, 14:18 Lojra te nje kohe te kaluar, too obsolete for this reality! Përgjigjjuni A Aman More 23 Tetor 2026, 15:31 Po përse mereni me një të mbytyr e i bëni reaklamë, mor aman. Mos u bëni portal i lodhur dhe ju! Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit 23 Tetor 2026, 12:0512:05Politike "Gjyqtari" Rama; lista e plotë e protestuesve që sipas kryeministrit janë kriminelë 23 Tetor 2026, 11:4811:48Politike Rama vijon presionin ndaj protestuesve: Nesër do të nxjerrim gjëra të reja! 23 Tetor 2026, 11:2711:27Politike Rama nxjerr fotot dhe lexon listën: Këta nuk janë studentë, janë me precedent kriminal 23 Tetor 2026, 11:1811:18Politike Rama akuza protestuesve: Janë paguar nga krimi i organizuar! 23 Tetor 2026, 11:1911:19Politike Rama gjyq publik protestuesve të arrestuar: Pamje që do iu trondisin, revoltat u përgatitën disa muaj më parë! 23 Tetor 2026, 11:1311:13Politike

