Lajme Zone
Tirana pa kryetar në zyrë prej arrestit të Veliajt, Valteri: Zgjidhja, zbatimi i vendimit të Kushtetueses! Shkarkimi i Ristanit, vendimi i duhur
PolitikëShqiptarja

Tirana pa kryetar në zyrë prej arrestit të Veliajt, Valteri: Zgjidhja, zbatimi i vendimit të Kushtetueses! Shkarkimi i Ristanit, vendimi i duhur

Sipas Kushtetueses, masa e arrestit në burg për kryetarin e zgjedhur me votë të Tiranës, është jo proporcionale dhe respektimi i këtij vendimi, 'do ta çlironte' Tiranën, argumenton Halit Valteri.

E vetmja rrugëdalje për ngërçin e krijuar në bashkinë e Tiranës për shkak të mungesës së kryetarit Erion Veliaj që ndodhet në qeli, është zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kështu shprehet Halit Valteri në “Studio Live” në Report Tv duke u mbështetur te vendimi i Kushtetueses se masa e arrestit në burg është jo proporcionale. “Ka vetëm një zgjidhje, të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, vendimi i Kolegjeve të Bashkuara që nuk është vetëm për Erion Veliajn, Veliaj është një rast që vite më vonë do të bëhet kazus në Fakultetin e Drejtësisë sesi një i mandatuar pa akuzë, pa fakte e prova çohet në paraburgim dhe shumë kolegë të tjerë gjykohen në gjendje të lirë. Data 15 do të jetë vendimtare për drejtësinë ku do të shihet si do të marrë”, tha Valteri. I pyetur edhe për shkarkimin e Anuela Ristanit dhe problematikat brenda bashkisë, Valteri shpjegoi se ka pasur herë pas here përplasje lidhur me pastrimin dhe administrimin e qytetit. Ai shtoi se vendimi i Veliajt për të mos deleguar kompetencat dhe shkarkimi i Ristanit (e cila më pas u dorëhoq), ishte i duhuri. LEXO EDHE:Përndjekja e Luarasit nga protestuesit, Valteri: S’jemi kundër protestës, por cenuan lirinë e deputetes “Pjesa më e madhe ka qenë pastrimi dhe administrimi i qytetit. Veliaj bëri zgjedhjen e duhur që e shkarkoi dhe mori frenat e qytetit në dorë duke e drejtuar vetë, edhe nga qelia, me një vështirësi të madhe, por më mirë vetë nga qelia sesa një person i paaftë”, përfi Valteri. P.J/Shqiptarja.com TAG: Halit Valteri erion veliaj arrestimi i erion veliajt gjykata kushtetuese bashkia e tiranes anuela ristani Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.9% Magjistratëve 16% Nuk e di 6.2% Vota total: 2988 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?