Protesta e sotme në kryeqytet është shoqëruar me tensione të shumta dhe incidente në terren. Në pamjet filmike të publikuara nga vendngjarje, shihet momenti kur protestuesit kanë goditur me gurë duke thyer xhamat e një prej degëve të institucionit financiar jo-bankar, IuteCredit.
Rasti konkret vjen në një moment kur ky institucion është vendosur shpesh në qendër të kritikave dhe akuzave publike nga qytetarët, për shkak të përqindjeve të larta të interesit dhe kushteve të kredive ndaj shtresave më të varfra të shoqërisë.
Përplasjet dhe aktet e dëmtimit të pronës kanë nxitur ndërhyrjen e forcave të rendit për të shpërndarë turmën, ndërsa situata në zonë mbetet e tensionuar. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

