Lajme Zone
Video/ Agravon protesta, disa të rinj thyejnë derën dhe futen te Bashkia e Tiranës
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Video/ Agravon protesta, disa të rinj thyejnë derën dhe futen te Bashkia e Tiranës

Një grup të rinjsh me maska kanë arritur të hapin derën e godinës dhe të futen në hollin e Bashkisë. Ata kanë arritur madje të djegin dhe disa objekte.

Thyhet dera e bashkisë Protesta përshkallëzohet në qendër të kryeqytetit. Një grup të rinjsh me fytyra të mbuluara kanë hyrë në hollin e Bashkisë së Tiranës, ndërsa policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës për t'i shpërndarë. Gjatë tensioneve janë hedhur sende të forta dhe janë thyer xhama të Bashkisë dhe godinave të ministrive përreth. Momente të forta tensioni janë regjistruar këtë mbrëmje përpara Bashkisë së Tiranës, ku është zhvendosur një pjesë e protestuesve pas disa orësh përplasjesh në rrugët e kryeqytetit.

Një grup të rinjsh me maska kanë arritur të hapin derën e godinës dhe të futen në hollin e Bashkisë. Ata kanë arritur madje të djegin dhe disa objekte. Më pas forcat e policisë kanë ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës për t'i shpërndarë.

Situata është shoqëruar me hedhje sendesh të forta, ndërsa janë thyer xhamat e godinës së Bashkisë së Tiranës dhe të disa ministrive që ndodhen në afërsi. Ndërhyrja e policisë ka sjellë shpërndarjen e të rinjve që kishin hyrë në holl, ndërsa tensionet kanë vijuar edhe në hapësirën përpara institucionit. Zhvillimet e sotme shënojnë një fazë të re të protestave kundër qeverisë së Edi Ramës. Pas 135 ditësh tubimesh kryesisht paqësore para Kryeministrisë, protesta e studentëve është shoqëruar me përplasje të drejtpërdrejta me policinë, dëmtime të pronës dhe tentativa për të hyrë në institucione.

Protesta nisi rreth orës 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit dhe më pas u zhvendos në Rrugën e Durrësit dhe në zonën e rrugës “Mine Peza”, ku u regjistruan përplasje, zjarre dhe ndërhyrje të forcave të rendit.

Pavarësisht përdorimit të ujit me presion dhe gazit lotsjellës, protestuesit janë rigrupuar disa herë, duke vijuar qëndrimin në rrugë për orë të tëra.

Gjatë tubimit janë dëgjuar thirrje për dorëheqjen e kryeministrit, por edhe brohoritjet “Rama në burg, Berisha në burg”, të cilat shprehin kundërshtim ndaj figurave kryesore të mazhorancës dhe opozitës.

Kështu, protesta e sotme ka marrë një tjetër dinamikë, si për nga kohëzgjatja dhe përplasjet, ashtu edhe për nga mesazhet e shprehura nga pjesëmarrësit. bashki proteste Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Protesta në Tiranë, Ambasada e SHBA thirrje shtetasve amerikanë: Kujdes zonat e konfliktit 13 Tetor 2026, 20:1920:19Aktualitet Policia ndërhyn me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, largon protestuesit nga Rruga e Durrësit 13 Tetor 2026, 20:2020:20Aktualitet Foto-lajm/ Kur popullit i shkon në majë të hundës! 13 Tetor 2026, 19:5919:59Aktualitet Vijojnë tensionet në protestë, policia hedh sërish gaz lotsjellës; të rinjtë nuk tërhiqen 13 Tetor 2026, 19:5219:52Aktualitet Tirana në kaos, një person tenton të marrë para nga bankomati gjatë protestës 13 Tetor 2026, 19:4119:41Aktualitet “Dorëheqje, dorëheqje”/ Tirana në tym e flakë prej 6 orësh, studentët shkundin kastën politike 13 Tetor 2026, 19:3919:39Aktualitet