Lajme Zone
Foto-lajm/ Kur popullit i shkon në majë të hundës!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Foto-lajm/ Kur popullit i shkon në majë të hundës!

Tirana është përfshirë nga një pasdite e tensionuar. Rruga e Durrësit është mbuluar nga tymi dhe flakët, ndërsa studentët vijojnë të qëndrojnë në rrugë, pavarësisht ndërhyrjeve të policisë dhe përplasjeve të regjistruara gjatë protestës.

Tymi dhe flakët kanë mbuluar këtë mbrëmje Rrugën e Durrësit, ndërsa studentët vijojnë protestën prej orësh. Pas 135 ditësh tubimesh, pakënaqësia ndaj qeverisë ka marrë një tjetër përmasë, duke treguar se zemërimi i grumbulluar nuk mund të shuhet me platforma, premtime apo komunikim politik Tirana është përfshirë nga një pasdite e tensionuar. Rruga e Durrësit është mbuluar nga tymi dhe flakët, ndërsa studentët vijojnë të qëndrojnë në rrugë, pavarësisht ndërhyrjeve të policisë dhe përplasjeve të regjistruara gjatë protestës.

Pamjet e kësaj mbrëmjeje tregojnë një realitet që politika nuk mund ta shpërfillë më.

Për 135 ditë me radhë, qytetarët kanë protestuar paqësisht para Kryeministrisë. Por qeveria e Edi Ramës nuk arriti ta shuante pakënaqësinë që shprehej çdo ditë përpara zyrës së kryeministrit. Në vend të një reflektimi të dukshëm ndaj kërkesave të protestuesve, Rama prezantoi nisma si “Prania Besnike” dhe “Pasqyrë Albania”, duke i paraqitur si mekanizma për të dëgjuar qytetarët dhe për të përmirësuar marrëdhënien me institucionet.

Por pakënaqësia nuk u zhduk. As koha nuk i largoi të gjithë protestuesit nga rruga. Sot, protesta e studentëve e ka nxjerrë në pah këtë zemërim në një formë shumë më të ashpër. Zjarret, përplasjet dhe dëmtimet materiale nuk mund të justifikohen, por ato nuk e fshijnë mesazhin që vjen nga muaj të tërë protestash: një pjesë e qytetarëve ndihet e padëgjuar dhe e zhgënjyer nga klasa politike.

Pakënaqësia në Shqipëri duket se ka zënë vend këmbëkryq. Dhe pamjet e Tiranës këtë mbrëmje janë një paralajmërim se problemet e lëna pa përgjigje nuk zhduken thjesht duke pritur që njerëzit të lodhen. protesta rama wmremove transformed 1 whatsapp image 2026 10 13 at 191117 whatsapp image 2026 10 13 at 191112 whatsapp image 2026 10 13 at 191010 1 whatsapp image 2026 10 13 at 191010 7ab4bae3 d6b8 48f0 b9af f914b19d1083 43c1a2ed b8fc 4d42 8712 b619f40e2149 bbc84404 c805 48cc 887f 452ddaf85313 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Vijojnë tensionet në protestë, policia hedh sërish gaz lotsjellës; të rinjtë nuk tërhiqen 13 Tetor 2026, 19:5219:52Aktualitet Tirana në kaos, një person tenton të marrë para nga bankomati gjatë protestës 13 Tetor 2026, 19:4119:41Aktualitet “Dorëheqje, dorëheqje”/ Tirana në tym e flakë prej 6 orësh, studentët shkundin kastën politike 13 Tetor 2026, 19:3919:39Aktualitet Avokati i Popullit nis hetim për përdorimin e forcës nga policia gjatë protestës në Tiranë 13 Tetor 2026, 19:3819:38Aktualitet Bilanci i protestës, 13 persona në spital; mes të dëmtuarve policë, protestues e gazetarë 13 Tetor 2026, 19:0719:07Aktualitet Protestuesit hyjnë në një pikë të Iute Credit, nxjerrin orenditë dhe u vënë flakën në mes të rrugës 13 Tetor 2026, 18:5418:54Aktualitet