Lajme Zone
Gurë, flakë dhe gaz lotsjellës, tensionet pushtojnë qendrën e Tiranës!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Gurë, flakë dhe gaz lotsjellës, tensionet pushtojnë qendrën e Tiranës!

Pas përplasjeve të regjistruara më herët në Rrugën e Durrësit, në rrugën “Mine Peza” dhe përpara Bashkisë së Tiranës, tensionet janë zhvendosur në disa pika të tjera të qendrës së kryeqytetit.

Vijojnë tensionet Protesta e studentëve vijon prej orësh në kryeqytet, ndërsa tensionet janë përqendruar tashmë në Sheshin Skënderbej dhe në drejtim të Bulevardit Zogu I. Grupe të rinjsh janë shpërndarë në disa pika të qendrës, ku janë regjistruar hedhje gurësh dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Pas 135 ditësh tubimesh kryesisht paqësore, protesta e sotme shënon një përshkallëzim të dukshëm të situatës. Qendra e Tiranës vijon të jetë e përfshirë nga tensionet këtë mbrëmje, ndërsa protesta e studentëve kundër qeverisë së Edi Ramës nuk është ndalur, pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme të forcave të policisë.

Pas përplasjeve të regjistruara më herët në Rrugën e Durrësit, në rrugën “Mine Peza” dhe përpara Bashkisë së Tiranës, tensionet janë zhvendosur në disa pika të tjera të qendrës së kryeqytetit.

Një grup të rinjsh ndodhen në Sheshin Skënderbej, në afërsi të godinës së Bashkisë së Tiranës, ndërsa protestues të tjerë janë pozicionuar në segmentin mes qendrës dhe Bulevardit Zogu I. Po ashtu disa kanë shkuar te zona e 9-katsheve duke djegur disa tezga që ndodhen aty. Në këto zona janë regjistruar hedhje gurësh, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë grupet e protestuesve. Situata vijon të jetë e tensionuar, me të rinjtë që qëndrojnë në disa pika të ndryshme të qendrës.

Përplasjet e fundit vijnë pas incidenteve pranë Bashkisë së Tiranës, ku një grup të rinjsh me fytyra të mbuluara arritën të hapnin derën e institucionit dhe të futeshin në hollin e godinës.

Forcat e policisë ndërhynë me gaz lotsjellës, duke i larguar nga ambientet e brendshme. Gjatë tensioneve u hodhën sende të forta dhe u thyen xhamat e Bashkisë, si edhe të disa ministrive në afërsi.

Më herët, protesta ishte përqendruar në Rrugën e Durrësit dhe në rrugën “Mine Peza”, ku u ndezën disa vatra zjarri, duke mbuluar me tym pjesë të zonës. Në këto segmente u regjistruan gjithashtu dëmtime materiale dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Pavarësisht përdorimit të ujit me presion dhe gazit lotsjellës, protestuesit janë rigrupuar disa herë, duke vijuar lëvizjen nëpër rrugët e kryeqytetit.

Protesta nisi rreth orës 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit, ku studentët u mblodhën për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me kushtet e studimit dhe për të kërkuar largimin e qeverisë.

Gjatë tubimit janë dëgjuar vazhdimisht thirrjet “Dorëheqje, dorëheqje!”, ndërsa në momente të caktuara protestuesit kanë brohoritur edhe “Rama në burg, Berisha në burg”, duke shprehur kundërshtim ndaj figurave kryesore të të dyja krahëve të politikës.

Zhvillimet e sotme shënojnë një fazë të re të protestave kundër qeverisë. Pas 135 ditësh tubimesh kryesisht paqësore përpara Kryeministrisë, protesta e studentëve është shoqëruar me përplasje të drejtpërdrejta me policinë, dëmtime të pronës dhe tentativa për të hyrë në institucione publike.

Ndërkohë, Avokati i Popullit ka njoftuar nisjen e një hetimi administrativ për përdorimin e forcës nga policia gjatë protestës, me qëllim verifikimin nëse ndërhyrjet kanë qenë të domosdoshme dhe proporcionale.

Në terren, situata mbetet dinamike. Grupe të rinjsh vijojnë të qëndrojnë në Sheshin Skënderbej dhe në drejtim të Bulevardit Zogu I, ndërsa policia është e pranishme në zonë.

Ende nuk ka një bilanc të konfirmuar të personave të lënduar apo të shoqëruar gjatë përplasjeve të fundit në qendër të Tiranës. screenshot 22 screenshot 22 screenshot 23 screenshot 22 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Video/ Agravon protesta, disa të rinj thyejnë derën dhe futen te Bashkia e Tiranës 13 Tetor 2026, 20:2120:21Aktualitet Protesta në Tiranë, Ambasada e SHBA thirrje shtetasve amerikanë: Kujdes zonat e konfliktit 13 Tetor 2026, 20:1920:19Aktualitet Policia ndërhyn me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, largon protestuesit nga Rruga e Durrësit 13 Tetor 2026, 20:2020:20Aktualitet Foto-lajm/ Kur popullit i shkon në majë të hundës! 13 Tetor 2026, 19:5919:59Aktualitet Vijojnë tensionet në protestë, policia hedh sërish gaz lotsjellës; të rinjtë nuk tërhiqen 13 Tetor 2026, 19:5219:52Aktualitet Tirana në kaos, një person tenton të marrë para nga bankomati gjatë protestës 13 Tetor 2026, 19:4119:41Aktualitet