Lajme Zone
Studenti im roje nate
Të tjeraCNA

Studenti im roje nate

Pas përballjes me kritikat për daljen e saj të parë në dek...

Çdo ditë, një nga studentët e mi më të mirë nga Fieri vinte rreth orës 9:00 në shkollë, i lodhur dhe i drobitur, dhe më kërkonte leje të futej në mësim. Unë e lejoja të futej dhe e pyesja: “S’të doli gjumi as sot, mor gjumash?”

Pasi kjo situatë vazhdonte për një kohë të gjatë, e ndala dhe e pyeta: “Ti je një student i shkëlqyer, pse nuk je korrekt me orarin?”

Ajo që më tha më shokoi.

“Profesor, unë punoj kamerier në një lokal në afërsi të Drejtorisë së Policisë dhe bëj turnin e tretë. Pasi mbaroj punën, flej në lokal për ta ruajtur atë. Në mëngjes më duhet të pres turnin e parë që të dorëzoj lokalin, pastaj nisem për në universitet.”

Pra, studenti im, përveçse punonte, bënte edhe rojen e natës. Në çfarë kushtesh flinte ai, në çfarë kushtesh lahej apo bënte dush ai? Një jetë shumë e vështirë.

Megjithëse në këto kushte, ai u vlerësua me notë maksimale në projektin e diplomës së Bachelorit. Iu luta që ta vazhdonte masterin shkencor, sepse më tha: “Nuk kam kushte ekonomike për ta ndjekur.” Dhe ai e vazhdoi, por akoma nuk e ka përfunduar, edhe pse ka kaluar kohë, sepse nuk ka pasur mundësi të frekuentojë mësimin.

U ndjeva në faj, sepse ndoshta unë e kisha nxitur drejt një ëndrre që ai s’kishte mundësi ta realizonte për mungesë të kushteve të jetesës.

Ky është një shembull për jetën e vështirë që bëjnë studentët për të mbijetuar. Prandaj studentët janë ngritur në këmbë, u ka ardhur shpirti të dalë, prandaj protestojnë. Janë pa pikën e shpresës.

Ne, si profesorë, kemi edhe fajet tona, sepse nuk reaguam asnjëherë për tarifat e rënda që paguajnë, për mungesën e bursave.

Prandaj e kemi për mision t’i mbështesim ata, përndryshe ta lëmë misionin e formimit të brezit të ri./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.