Lajme Zone
Protesta e 16 tetorit/ 21 persona janë trajtuar në Spitalin e Traumës
PolitikëCNA

Protesta e 16 tetorit/ 21 persona janë trajtuar në Spitalin e Traumës

Deputeti i PD-së Klevis Balliu ka folur sërish për inciden...

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion në lidhje me numrin e protestuesve dhe efektivëve që janë paraqitur në spitale për ndihmë mjekësore ditën e 16 tetorit.

Sipas të dhënave në Spitalin Universitar të Traumës 21 persona kanë marrë trajtim mjekësor në strukturat shëndetësore, nga të cilët: 8 efektivë të Policisë, 10 protestues, mes tyre 3 të mitur, 3 kalimtarë. Nga personat e lënduar, dy prej tyre janë ende duke marrë shërbim. Një kalimtar (gjendja stabël) dhe një protestues, 21 vjeç, i cili po trajtohet dhe monitorohet nga ekipi i neurokirurgjisë.

Në spitalin e Vlorës janë paraqitur për ndihmë mjekësore 1 efektiv dhe 2 të mitur, ndërsa në spitalin e Lezhës, 1 i mitur.

Informacioni

Informacion mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së datës 16.10.2026

Gjatë ditës së djeshme, në Spitalin Universitar të Traumës 21 persona kanë marrë trajtim mjekësor në strukturat shëndetësore, nga të cilët:

* 8 efektivë të Policisë;

* 10 protestues, mes tyre 3 të mitur;

* 3 kalimtarë.

Nga personat e lënduar, dy prej tyre janë ende duke marrë shërbim. Një kalimtar (gjendja stabël) dhe një protestues, 21 vjeç, i cili po trajtohet dhe monitorohet nga ekipi i neurokirurgjisë. Aktualisht, nuk ka indikacion për ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk rezulton rrezik për paralizë.

Të gjithë personat e tjerë kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë larguar nga spitali me këshillën e mjekut, jashtë rrezikut për jetën.

Spitali rajonal Vlorë

- 1 efektiv i policisë (ka marrë trajtimin dhe ka lënë spitalin)

- 2 të mitur (kanë marrë trajtimin dhe kanë lënë spitalin)

Spitali rajonal Lezhë

- Një e mitur (ka marrë trajtim dhe ka lënë spitalin)/ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.