Pas përballjes me kritikat për daljen e saj të parë në deklaratë për shtyp, Katie Zacharia, e cila u emërua si zëdhënëse e shtypit për Shtëpinë e Bardhë, dha dorëheqjen nga detyra vetëm 5 ditë pas emërimit të saj.
Zacharia ka reaguar për herë të parë pas largimit nga detyra duke falënderuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, dhe duke e cilësuar si një njeri të sjellshëm, të mrekullueshëm, bujar, entuziast dhe punëtor.
Ajo thekson se askush nuk do ta bëjë kurrë Amerikën aq të madhe sa e ka bërë ai dhe vazhdon ta bëjë.
“Presidenti Trump është një njeri i sjellshëm, i mrekullueshëm, bujar, i dashur, entuziast dhe punëtor. Do të doja që më shumë amerikanë ta vlerësonin atë.
Askush nuk do ta bëjë kurrë Amerikën aq të madhe sa e ka bërë ai dhe vazhdon ta bëjë. Ishte një nder të punoja për të”, shtoi ajo./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

