Motra e Muhamet Skanës, të riut që u përplas në tokë nga një polic dhe më pas u dhunua me shkop gome ka zbuluar më shumë për gjendjen shëndetësore të tij.
Përmes një mesazhi, ajo ka treguar se ka pësuar frakturë në shtyllën kurrizore nga goditjet dhe në kafkë nga hedhja me forcë në tokë.
Më tej ajo ka deklaruar se pseudopolicët që e bënë këtë gjë do të dënohen dhe se do ta ndjekin deri në fund çështjen.
Mesazhi i motrës
Unë jam motra e tij. Fillimisht faleminderit të gjithëve për suportin dhe mesazhet që na keni bërë. Ne jemi me të, unë, mami, babi dhe motra po i qëndrojmë pranë. Ka të gjithë mbështetjen tonë dhe inshallah do t'ia dalë. Nga ana mjekësore është diagnostikuar një frakturë në shtyllën kurrizore nga goditjet dhe në kafkë nga hedhja me forcë në tokë. Familja po i qëndron pranë dhe do të bëjmë çdo gjë për të.
Faleminderit të gjithëve, por nuk na duhet asnjë më shumë se një lutje për vëllain tim.
Pseudopolicët që e bënë këtë gjë do të dënohen dhe ne do ta ndjekim deri në fund çështjen. Faleminderit shumë të gjithëve sërish!/ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

