Lajme Zone
Incidenti në protestë/ Balliu: Nuk ishin studentë, por njerëz të futur nga krimi
PolitikëCNA

Incidenti në protestë/ Balliu: Nuk ishin studentë, por njerëz të futur nga krimi

Deputeti i PD-së Klevis Balliu ka folur sërish për inciden...

Deputeti i PD-së Klevis Balliu ka folur sërish për incidentin e ndodhur një ditë më parë në protestë.

Balliu sqaroi se ata që e hodhën në lumin e Lanës nuk ishin studentë por njerëz të futur në protestë nga bandat dhe krimi i organizuar.

Sipas tij, sulmi erdhi pas denoncimeve që ka bërë në lidhje me civilët e futur në protestë nga bandat dhe krimi i organizuar për të dhunuar studentët, ku përmendi edhe emrin e Suel Çelës. “Ka rëndësi të sqarojmë se nuk bëhet fjalë për studentë. Nuk është mirë të flasësh me veten por edhe në raportimet tuaja jeni të vetëdijshem që ndër denoncimet më të fuqishme janë denoncimet për inkriminimin e Policisë së Shtetit. Një nga personazhet që ka kapur policinë e shtetit është Lubi Balluku. Lubi Balaluku është njeriu që ka vendosur të gjithë udhëheqjen duke nisur që nga Hita. Për Ballukun kam denoncime dhe përplasje të pafundme. Së dyti përballja me Ramën dhe denoncimet për aferat që lidhin Ramën si Kayo, si dhe bashkëpunimin me kartelet e drogës, vjedhjen e masakrimin e të rinjve.

Dje pata bërë një denoncim për futjen e bandave të krimit të organizuar si civila që kanë goditur dhe dhunuar studentët përkatësisht të Suel Çelës që është një nga njerëzit më me pushtet brenda Policisë së Shtetit.

Në atë protestë janë ngritur partiçkat e qorave që shfrytëzohen nga Rama. Do shikoni shumë shpejt prova dhe do mbahet përgjegjësi.

Aty ishin njerëz që nuk kanë lidhje me protestën, që janë spiunë”, tha Balliu./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.