Lajme Zone
Strategjia e re e Brukselit, BE po harton “udhërrëfyes” të përshpejtuar për 4 vende favorite, përfshirë Shqipërinë
PolitikëTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Strategjia e re e Brukselit, BE po harton “udhërrëfyes” të përshpejtuar për 4 vende favorite, përfshirë Shqipërinë

BE-ja po harton propozime që do t’u jepnin katër vendeve më të afërta me anëtarësimin një rrugë të qartë dhe hap pas hapi drejt hyrjes në bllok — ndërsa të tjerat mbeten prapa.

BE-ja po harton propozime që do t’u jepnin katër vendeve më të afërta me anëtarësimin një rrugë të qartë dhe hap pas hapi drejt hyrjes në bllok — ndërsa të tjerat mbeten prapa.Po shqyrtohen “udhërrëfyes” të synuar për Malin e Zi, Ukrainën, Moldavinë dhe Shqipërinë, thanë për POLITICO dy zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian që punojnë me drafte të propozimeve, si pjesë e përpjekjeve për të përshpejtuar procesin dekadash të gjatë. Atyre iu garantua anonimiteti për të folur rreth planeve të ndjeshme. Të katër vendet shihen si favorite për t’u anëtarësuar në BE, por ende përballen me përparim të ngadaltë dhe afate kohore të paqarta se kur mund të pranohen zyrtarisht. Ndërsa Brukseli i ka mbështetur prej kohësh kërkesat e tyre për anëtarësim, udhërrëfyesit shënojnë herën e parë që atyre do t’u jepen garanci se, nëse vazhdojnë me reformat thelbësore, do të pranohen — si dhe do t’u ofrohen afate kohore treguese për përfundimin e negociatave.Planet do ta bëjnë më të qartë se çfarë pritet nga secili vend kandidat, tha një nga zyrtarët, si dhe do të krijojnë detyrime për anëtarët aktualë, të cilët duhet të japin miratimin e tyre që procesi të ecë përpara. Planet gjithashtu përcaktojnë data të përafërta se kur grupet e reformave, të njohura si “grupe” negociuese (clusters), do të përfjnë zyrtarisht — momente të rëndësishme këto në rrugën drejt anëtarësimit.Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, premtoi mbështetje të synuar për vendet kandidate “që kanë bërë më shumë përparim” gjatë fjalimit të saj për Gjendjen e Unionit në fillim të shtatorit.Megjithatë, zyrtarët konfirmuan se vendeve të tjera kandidate në një fazë më të hershme të procesit, si Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina, nuk do t’u ofrohen udhërrëfyes në këtë fazë. As Gjeorgjisë, Turqisë apo Serbisë, të cilat kanë parë aplikimet e tyre të pezullohen për shkak të shqetësimeve rreth regresit demokratik dhe gjyqësor. Një zëdhënës i Komisionit konfirmoi se udhërrëfyesit e rinj “do të sigurojnë një rrugë drejt përfundimit të negociatave të pranimit. Ato do të përcaktojnë një listë të qartë prioritetesh, afate kohore dhe rezultate për të ndihmuar kandidatët më të përparuar të përfjnë reformat e nevojshme”.Imperativ gjeopolitikUdhëheqësit e BE-së po u drejtohen gjithnjë e më shumë demokracive të tjera pro-tregtare, veçanërisht në fqinjësinë e tyre, mes tensioneve me partnerë si SHBA-ja, praktikave armiqësore nga Kina dhe kërcënimeve nga Rusia. Zyrtarët janë të shqetësuar se anëtarësimi në BE zgjat shumë, duke i ekspozuar anëtarët e rinj të mundshëm ndaj zhgënjimit ose presionit nga rivalët për të mos ndjekur anëtarësimin.Ky veprim vjen në një kohë kur politikat e BE-së para zgjerimit i nënshtrohen një rishikimi të veçantë. Vendeve kandidate duhet t’u ofrohet një rrugë më e mirë drejt “integrimit gradual” në bllok, besojnë zyrtarët — një rrugë që do të përdorte përfitimet ekonomike dhe aksesin në projekte të përbashkëta për t’i shpërblyer ato për progresin. Ky rishikim politikash, i udhëhequr nga këshilltari i afërt i Von der Leyen, Alexandre Adam, do t’u paraqitet zyrtarëve të lartë më 6 tetor; ai është hartuar për t’i mbajtur ato në rrugën drejt BE-së ndërsa aplikimet e tyre zhvillohen.“Zgjerimi mbetet një imperativ gjeopolitik. Megjithatë, pranimi kërkon kohë”, thuhet në një version draft të tekstit të rishikimit para zgjerimit, të parë nga POLITICO. “Vendet kandidate duhet të përfjnë një proces rigoroz, të bazuar në meritë, dhe të zbatojnë reforma të gjera e të qëndrueshme. Kjo kohë duhet të përdoret plotësisht në mënyrë strategjike, si për të përgatitur Bashkimin për anëtarësim më të gjerë, ashtu edhe për të thelluar integrimin gradual në fushat me interes të ndërsjellë.” Si pjesë e këtij shqyrtimi, Von der Leyen dhe Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos, do të propozojnë ndryshime në funksionimin e brendshëm të bllokut për të siguruar që janë vendosur masa mbrojtëse për të parandaluar që anëtarët e rinj të prishin politikat kryesore ose të mos i përmbushin angazhimet e tyre. Rishikimet mund të përfshijnë klauzola emergjence dhe periudha tranzitore përpara se të jepen plotësisht të drejta të caktuara të anëtarësimit.“Rishikimet e politikave tregojnë se Bashkimi mund të akomodojë një anëtarësim më të madh përmes përshtatjeve të synuara, kryesisht brenda kuadrit ekzistues të Traktatit”, thuhet në draft, duke argumentuar se ligjet themelore të BE-së nuk kanë nevojë të ndryshojnë për të qetësuar shqetësimet në lidhje me zgjerimin.Kryeqytetet janë të kujdesshme në pranimin e anëtarëve të rinj — disa prej të cilëve kanë pasur vetëm disa dekada qeverisjeje demokratike —, pas regresit të Hungarisë ndaj parimeve të sundimit të ligjit nën kryeministrin Viktor Orbán dhe përdorimit të fuqisë së vetos për të bllokuar politikat kryesore, si sanksionet ndaj Rusisë dhe mbështetja për Ukrainën. Mbështetja e anëtarëve aktualë duhet të jetë unanime që vendet kandidate të kalojnë nëpër procesin e anëtarësimit në BE. Udhëheqësit kombëtarë do të japin mendimin e tyre se si dhe sa shpejt mund të pranohen anëtarët e rinj gjatë një samiti dyditor në Bruksel nga 15 tetori; nga ana tjetër, Komisioni do t’u kërkojë atyre mbështetje politike për të përshpejtuar ritmin. Një draft-agjendë tregon se Këshilli Evropian do të mbajë “një diskutim strategjik mbi zgjerimin dhe reformat e brendshme”.Kos i tha POLITICO-s në fillim të këtij muaji se shpreson që ndryshimet e propozuara dhe bisedimet me udhëheqësit do të sjellin një “vjeshtë zgjerimi” pas vitesh me përparim më të ngadaltë.Von der Leyen udhëton këtë javë në Ballkanin Perëndimor për bisedime me udhëheqësit në Mal të Zi, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë. Megjithatë, ajo nuk do të ndalojë në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Serbi, të cilat janë në mes të zgjedhjeve kombëtare./RTSH