Barcelona e këtij sezoni duket e pandalshme. Katalanasit kanë debutuar në sezonin e ri të Champions League duke mposhtur 5-1 Feyenoord-in. Spektakli në Camp Nou nisi që në minutën e 3 me Rapinhan-n, i cili dhuroi spektakël para se të dërgonte topin në rrjetë. Po në pjesën e parë Adeyemi do të dyfishonte duke realizuar një supergol, ndërsa në vijim Rapinha dhe Yamal do ti dërgonin shifrat në 4-0 para se holandezët të realizonin golin e nderit me Steijn. LEXO edhe...Sonte Napoli-Arsenal, Allegri: Na duhet shumë krenari e dëshirë! Në Angli supersfida Liverpool-Atletico, Barcelona pret Feyenoord Në vijim, në minutën e 85 golin e parë me Barcelonën do ta gjente edhe Gabriel Jesus, i afruar në merkato pasi katalanasit dështuan me Jualian Alvarez. Braziliani vulosi fitoren që dukej e lehtë edhe në letër, por që tregoi edhe njëherë se mbetet skuadra për t'u mundur këtë sezon. Sfida tjetër e orës 18:45 në Champions League mes Stuttgart dhe Viking u fitua 3-1 nga gjermanët. P.J/ReportTv.al barcelona champions league Feyenoord rapinha karim adeyemi Lamine Yamal gabriel jesus Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.9% Magjistratëve 16% Nuk e di 6.1% Vota total: 3046 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

