Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se nëse protestat që po zhvillohen në Tiranë do të vijojnë me një pjesëmarrje prej 2 mijë personash dhe pa lidership, janë të destinuara të degradojnë. Komentet Spahiu i bëri në një lidhje live për Report Tv, ku tha se kjo mënyrë e të protestuarit, jo vetëm që nuk e rrëzon dot qeverinë, por sipas tij, i forcon më tepër kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Sali Berisha. “Mendoj që momentalisht protestën e ndan një kufij shumë i hollë mes suksesit dhe degradimit. Nëse kjo protestë do të vijojë në këto përmasa, nëse kjo protestë do të vijojë me 2 mijë vetë, nëse kjo protestë do vijojë pa organizim, strukturim, lidership, program, atëherë kjo protestë është e destinuar jo vetëm të dështojë dhe të mos rrëzojë qeverinë, por të forcojë dyshen Rama-Berisha. Pse e them këtë? Sepse çdo dobësi e kësaj proteste, e cila ka rritur pritshmërinë e popullin në maksimum, do të bëjë që populli të mos dalë më në protesta, sepse do të thonë ‘kur nuk ndodhi gjë me flamingot, atëherë s’mund të ketë ndryshime politike’”, tha mes të tjerash Spahiu. LEXO EDHE:Ylli Pata: Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë ‘i lundrueshëm’ Më tej Spahiu theksoi se një pjesë e personazheve kyçe që marrin pjesë në protestë, bëjnë një lojë të dyfishtë. Spahiu shtoi se përderisa për 78 ditë nuk u gjet dot një lider i protestës, është shumë e vështirë që të gjendet tani, pasi sipas tij, tani infiltrohen personazhe që sipas tij bëjnë lojë të dyfishtë. “Gabimet apo loja e dyfishtë që bëjnë disa personazhe, mund ta çojë protestën në dështim. Nuk është e rastit që në 2-3 muaj nuk ka shkëlqyer dot asnjë figurë. Kjo protestë që ka 2 muaj e gjysmë dhe nuk ka prodhuar dot as lider, as program, as parti, e ka të pamundur ta krijojë tani, sepse tani infiltrohen personazhe që bëjnë lojë të dyfishtë. Rama dhe Berisha janë të interesuar që protesta të mos mbyllet, por të degradojë. Nëse protesta do vijojë me 2 mijë veta, nuk është mënyrë për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë apo ndryshime drastike”, shtoi Spahiu. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 18:04 Spahiu i referohet Fishtës: Si është Kosova sot pa qeveri dhe pa President? ‘Ashtu qysh e do hasmi’ Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se Kosova sot është në një krizë të thellë politike dhe institucionale, e cila sipas tij i shkon përshtat Serbisë.Komentet Spahiu i bëri përmes një lidhje live për Report Tv, ku e quajti të turpshme krizën në Kosovë, teksa shtoi se kryeministri Albin Kurti ka përgjegjësi për tejkalimin e saj.Më tej Spahiu deklaroi se strategjia e Kurtit është që ta çojë sërish Kosovën në zgjedhje, por ta zvarrisë krizën deri në muajin dhjetor, muaj në të cilin kthehen emigrantët (për të votuar.)Spahiu iu referua shkrimtarit Gjergj Fishta duke thënë ‘qysh është Kosova sot, është ashtu siç e do hasmi’.“Do e perifrazoja me një thënie të Fishtës ‘qysh është Kosova sot, është ashtu siç e do hasmi’. Që do të thotë, edhe sikur ta kishte gatuar Beogradi me dorën e vet, nuk do të kishte një krizë kaq të turpshme në Kosovë. Fatkeqësisht sot Kosova prej 2 vitesh është pa një qeveri legjitike, të votuar nëpër institucione dhe stabile. Është pa një President institucional të zgjedhur, por me një President të deleguar. Me një Kuvend që ka kaluar nga kriza në krizë. Padyshim që pritet që të shkohet në zgjedhjet e ardhshme. Kurti duhet të marrë përgjegjësinë, sepse është Kurti sot që qeveris dhe është kryeministër. Ai po e zvarrit drejt dhjetorit. Strategjia e Kurtit është që ta çojë vendin në zgjedhje, por kur të vijnë emigrantët. Ai pret edhe vendimin e Hagës nëse do të dënohen kundërshtarët e tij politikë”, tha mes të tjerash Spahiu. R.Xh/Shqiptarja.com Share Ora 17:37 Spahiu: Ndryshimet në qeveri përralla mediatike! Deri në zgjedhjet lokale të 2027-ës nuk mendoj se ka lëvizje ministrash Juristi Kreshnik Spahiu ka hedhur poshtë pretendimet që kanë qarkulluar në disa media, për ndryshime të mundshme në qeverinë e kryeministrit Edi Rama në muajin shtator.“Unë i kam lidhur të gjitha mediat, qoftë televizionet, portalet, gazetat, që janë mbushur në faqet e para për ndryshime të pritshme në shtator, unë jam këtu për t’i thënë publikut që në mendimin tim personal që nuk është absolut, por është thjeshtë opinion relativ, që të gjitha mediat ja fusin kotë”, tha mes të tjerash Spahiu.Përmes një lidhje për Report Tv, Spahiu ka deklaruar se nëse nuk do të ketë rritje të numrit të protestuesve në shesh, nuk ka asnjë arsye që kryeministri Edi Rama të bëjë ndryshime në Qeveri.Më tej Spahiu theksoi se askush nga partnerët ndërkombëtarë nuk po i kërkon kryeministrit Rama që të bëjë ndryshime në Qeveri.“Në perceptimin tim, nëse nuk do të ketë eskalim apo rritje të protestave, nuk do të ketë asnjë ndryshim në qeveri. Qeveria Rama nuk do të ndryshojë dhe nuk do të kishte arsye asnjë qeveri të bënte ndryshime. Nuk i kërkon kush, asnjë ambasador, asnjë zë nga BE. Nuk ia kërkojnë as protestuesit, ata kërkojnë një qeveri teknike që ta marrin në tavolinë pushtetin. Pra ndryshimet në qeveri janë një përrallë mediatike”, shtoi Spahiu. R.Xh/Shqiptarja.com Share R.Xh/Shqiptarja.com TAG: Kreshnik Spahiu PD PS protestat kunder qeverise proteste Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 2.3 / 5 (4 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.6% Shoqëria 24.5% Social media 16.9% Vota total: 2484 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
