Lajme Zone
Skandali i SHISH-it/ Rama zbulon qasjen e BE-së për çështjen
PolitikëCNA

Skandali i SHISH-it/ Rama zbulon qasjen e BE-së për çështjen

Kryeministri Edi Rama komentuar çështjen që ka përfshirë S...

Kryeministri Edi Rama komentuar çështjen që ka përfshirë SHISH-it, ndërsa ndodhej në një konferencë për shtyp me Presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen.

Rama e cilësoi si një ngjarje që përdoret për goditje politike dhe për të përhapur valë dëshpërrimi.

Sipas Ramës, ngjarja nuk ka ndikuar te qasje e BE-së, që vijon ta konsiderojë Shqipërinë do një partner serioz dhe me aspirata teksa vijon një luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Pyesni veten pse BE-ja, KE-ja, ngjarje që këtu trajtohen si arsye për të goditur e për të përhapur valë dëshpërimi, i sheh si arsye për ta konsideruar Shqipërinë partner shumë serioz dhe vend që aspiratat e veta i ka të lidhura me përpjekje të përditshme dhe prova të një lufte pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Ajo që këtu nga shumëkush shihet si regres, nga KE-ja shihet si progres. Për mua është transformim. Nga shpërndarësit dhe agjitatorët e materialeve të nxjerra rrugëve nuk na ka ardhur deri tani asnjë material nga një partner. Ajo që i është bërë shërbimit me atë metodë që u trajtua çështja është e papaprecedentë në historinë e botës, por është sërish pjesë e një procesi. Unë nuk pres asgjë më shumë dhe asgjë më pak që prokurorët të bëjnë punën e vet, gjykata të bëjë punën e vet dhe në fund do të dalë i patrazuar rezultati”,-tha Rama./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.