Lajme Zone
Skandali i SHISH-it/ Ish-ministri i Ramës: Situatë e paprecedentë, të trajtohet me seriozitet
PolitikëCNA

Skandali i SHISH-it/ Ish-ministri i Ramës: Situatë e paprecedentë, të trajtohet me seriozitet

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, komentoi sot skandalin që ka përfshirë Shërbimin Informativ Shtetëror. I ftuar në ‘A2 CNN’, Lleshaj e cilësoi si një situatë specifike, pasi përfshin vetë kreun e SHISH-it, në masë sigurie për dyshime të bashkëpunimit me bandat kriminale. Lleshaj tha se çështja meriton të trajtohet me seriozitet dhe nuk duhet të kalojë lehtë, pasi cenon emrin e një shteti

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, komentoi sot skandalin që ka përfshirë Shërbimin Informativ Shtetëror. I ftuar në ‘A2 CNN’, Lleshaj e cilësoi si një situatë specifike, pasi përfshin vetë kreun e SHISH-it, në masë sigurie për dyshime të bashkëpunimit me bandat kriminale.

Lleshaj tha se çështja meriton të trajtohet me seriozitet dhe nuk duhet të kalojë lehtë, pasi cenon emrin e një shteti mbi 100 vjeçar. “Ne nuk duhet ta marrim lehtë këtë që po shohim, këtë që po zhvillohet ndërkohë që ne flasim. Pavarësisht se zëra të ndryshëm e përkthejnë në trajta nga më të ndryshmet. Disa e përkthejnë si një fitore të madhe, si një arritje të madhe; disa e përkthejnë si një gjëmë të madhe; disa ndoshta e shohin sikur nuk ka ndodhur gjë. Por, kjo është një çështje, një situatë e cila nuk mund të neglizhohet si zakonisht. Është një situatë e veçantë sepse kemi të bëjmë me një diçka të paprecedentë. Shefi i Shërbimit Informativ të Shqipërisë është arrestuar për bashkëpunim me banda kriminale. Të paktën ky është dyshimi i Prokurorisë së shtetit shqiptar dhe i një gjykate shqiptare. Ndaj, kjo ngjarje meriton seriozitet në trajtim. Meriton një seriozitet që na ka munguar dhe vazhdon të na mungojë në mënyrë permanente, gjatë gjithë historisë tonë. Kërkohet seriozitet sepse nuk di se çfarë presim ne për t'u bërë serioze nëse pas më shumë se 100 vitesh shtet ende nuk trajtojmë me seriozitet diçka të kësaj natyre. Nuk mund të kalojë thjesht”, tha Lleshaj./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.