Lajme Zone
Shqipëria dhe Britania e Madhe firmosin marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive të sekuestruara nga krimi, do të riinvestohen në projekte sociale
BotëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Shqipëria dhe Britania e Madhe firmosin marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive të sekuestruara nga krimi, do të riinvestohen në projekte sociale

Fondet e rikuperuara nuk do të mbeten në arkat e shtetit, por do të riinvestohen në projekte me përfitim shoqëror në të dy vendet, sipas marrëveshjes së nënshkruar mes Tiranës dhe Londrës.

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë rënë dakord që të ndajnë pasuritë e rikuperueara nga një ccështje e përbashkët penale. Dy vendet kanë firmosur marrëveshjen e parë të këtij lloji në Ballkanin Perëndimor, e cila parashikon ndarjen e aseteve të sekuestruara nga aktiviteti kriminal dhe riinvestimin e tyre në projekte me interes publik. Dosja e parë ku është zbatuar kjo marrëveshja lidhet me trafik kanabisi në Angli dhe Uells. Gjatë hetimeve, autoritetet britanike dhe shqiptare bashkëpunuan për të gjurmuar përfitimet e krijuara nga aktiviteti kriminal, të cilat u identifikuan dhe u rikuperuan në Shqipëri. Shuma e parë që do të ndahet mes dy vendeve është 54 mijë paund. Fondet do të kalojnë në pjesë të barabarta për Qeverinë britanike dhe Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), duke shënuar zbatimin e parë konkret të kësaj marrëveshjeje. LEXO EDHE:‘Furnizime me ujë dhe ushqime të konservuara’, Britania e Madhe përgatitet për një sulm të mundshëm rus Dokumenti u prezantua edhe në Tiranë gjatë një ceremonie ku morën pjesë ambasadori britanik Nicholas Abbott dhe drejtoresha e AAPSK-së, Risena Xhaja, ndërsa u nënshkrua zyrtarisht në Mbretërinë e Bashkuar më 6 gusht. Marrëveshja është rezultat i bashkëpunimit mes Home Office, Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës (CPS) dhe AAPSK-së, pas disa muajsh pune të përbashkët për gjurmimin dhe rikuperimin e pasurive të krijuara nga krimi. Bashkëpunimi mes Londrës dhe Tiranës nuk është kufizuar vetëm te kjo çështje. Vitet e fundit, Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur autoritetet shqiptare me trajnime, pajisje dhe asistencë për hetimin e pastrimit të parave, gjurmimin e aseteve kriminale dhe përdorimin e kriptomonedhave nga rrjetet e krimit të organizuar. Në vitin 2025 ajo udhëhoqi edhe aktivitetin e Procesit të Berlinit për Financat e Paligjshme, me fokus rikuperimin e pasurive në Ballkanin Perëndimor. Shifrat tregojnë edhe për rritjen e sekuestrimeve në Shqipëri. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 u sekuestruan dhe konfiskuan pasuri me vlerë mbi 58 milionë euro, përfshirë më shumë se 1 mijë pasuri të paluajtshme, në një kohë kur autoritetet po shtojnë vëmendjen ndaj përdorimit të sektorit të pasurive të paluajtshme për pastrimin e parave. U.D/Shqiptarja.com TAG: risena xhaja pasurite e paligjshme Britani e Madhe AAPSK Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 53% Keq 34.1% Nuk e di 12.9% Vota total: 2302 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?