Eksperti i mjedisit, Ahmet Mehmeti, është shprehur se pikat e karburanteve duhet të ndërtohen larg qendrave të banuara të qyteteve. Komentet Mehmeti i bëri në një lidhje live për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, ku u diskutua lidhur me shpërthimin në pikën Eida të karburantit në zonën e Brrylit në Tiranë, ku mbetën të lënduar edhe 3 punonjës. LEXO edhe...Jakin Marena: Koincidenca misterioze e 12 shtatorit, ‘Flamingot’ përplasen me ‘UÇK’ Mehmeti u bëri thirrje edhe zyrtarëve të shtetit që të bëjnë detyrën dhe të mos japin leje për ndërtimin e karburanteve në shkelje të ligjit. “Siguria e qytetarëve, kur ato janë dhënë lejet për funksionimin e tyre, ka qenë jashtë interesit të atyre që japin lejet. Këtu është bërë e pamenduar kur jepen lejet, për ngritjen e këtyre qendrave të furnizimit me karburant. Ato nuk marrin asnjë masë për ruajtjen e qytetarëve, janë në mëshirë të fatit. Pra e mira është që karburantet të mos jenë fare në vende me popullsi të dendur, pranë një kopshti apo pranë një shkolle”, tha mes të tjerash Mehmeti. Më tej Mehmeti theksoi se niveli i ndotjes nga karburanti dhe automjetet në Shqipëri është rreth dyfishi i norëmës së Bashkimit Europian. Teksa e cilësoi Shqipërinë një ‘Republikë anti-ligj’, Mehmeti tha se ata që paguhen për kontrollin e karburanteve, duhet të bëjnë detyrën dhe jo të bëhen palë me ata që tregtojnë karburante jashtë standardit. “Ndotjet nga karburanti, nga automjetet, por edhe nga raporti që u dha nga Agjencia e Mjedisit, pra PM10 që janë grimcat në ajër, ishte rreth dyfishi i normës së BE-së. Karburanti është ndotësi kryesor në vend. Duhet të tregtohen karburante brenda standardit. Ata që paguhen për kontrollin e karburanteve, të bëjnë detyrën dhe jo të bëhen palë me ata që tregtojnë karburante jashtë standardit. Të zbatohet ligji. Ne jemi Republika e anti-ligjit”, tha mes të tjerash Mehmeti. R.Xh/E.H/ReportTv.al Ahmet Mehmeti shperthim karburant Tirane plagosje studio live Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78% Magjistratëve 15.9% Nuk e di 6.1% Vota total: 2946 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
