Lajme Zone
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Shiste llastiqe e sfera metalike për protestuesit e dhunshëm, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë! I gjendet magazina me 239 dronë dhe mbi 450 pajisje të kontrabanduara (VIDEO)


Një 23-vjeçar u arrestua pasi u kap duke u shitur protestuesve 30 llastiqe gjuetie me sfera metalike. Pasi u kap në flagrancë në rrugën “3 dëshmorët”, Orges Males iu kontrollua një magazinë në pronësi të tij ku u gjetën 450 pajisje të kontrabanduara.

Një 23-vjeçar u arrestua pasi u kap duke u shitur protestuesve 30 llastiqe gjuetie me sfera metalike. Pasi u kap në flagrancë në rrugën “3 dëshmorët”, Orges Males iu kontrollua një magazinë në pronësi të tij ku u gjetën 450 pajisje të kontrabanduara. Ndër të tjera, të riut iu gjetën 239 dronë, 75 llastiqe gjuetie, një sasi të konsiderueshme me sfera metalike dhe 44 celularë. Po ashtu, 23-vjeçarit iu kapën drynë elektronike me GPS, syze me videoregjistrues, 7 pajisje me bluetooth për automjete, 8 çanta me hapeje me gjurmë gishtash etj. Sipas policisë, Orges Male nuk dispononte asnjë dokumentacion për këto pajisje. Autoritetet po hetojnë për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, persona të tjerë të përfshirë. LEXO EDHE:'Bujrum, dialog pa kushte', Rama i përgjigjet 21 organizatave të shoqërisë civile: Distancohuni qartë nga dhuna dhe maskarada pseudo-studentore Çfarë u sekuestrua?-239 dronë të madhësive të ndryshme;-75 llastiqe gjuetie; një sasi të konsiderueshme me sfera metalike;-44 celularë;-17 Powerbank, 10 pajisje për lokalizimin GPS të automjeteve; 11 llamba LED; 3 drynë elektronikë me GPS;-1 pajisje elektronike me antenë (RFGS Detector);-3 palë syze me videoregjistrues;-pajisje DVR;-7 pajisje Bluetooth për automjete; 8 pajisje Blackbox me kamera për automjete;-1 kompresor, 8 elektrikë dore; 6 pajisje lazer;-2 pajisje Xiaomi Smart Plug 2; 3 pajisje elektronike; 5 pajisje K-68 për zbulimin e GPS-ve dhe kamerave;-12 pajisje kompjuterike (mouse); 7 pajisje me lojëra kompjuterike; 7 pajisje Watch 10 Pro Max;-8 çanta me hapje me gjurmë gishtash.Njoftimi i plotë Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Infrastruktura”. Zbulohet një magazinë me mbi 450 pajisje dhe artikuj (dronë, dedektorë, pajisje zbuluese/regjistruese, etj) të kontrabanduar. Në magazinë u gjetën edhe 75 llastiqe gjuetie dhe një sasi të konsiderueshme me sfera metalike. Vihet në pranga 23-vjeçari që posedonte pajisjet/artikujt, dyshohet për qëllime të kundërligjshme. Ai u kap duke iu shitur llastiqe dhe sfera, pjesëmarrësve në protestat e ditëve të fundit, për të goditur punonjësit e Policisë dhe insitucionet. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, finalizuan operacionin e koduar “Infrastruktura”, gjatë të cilit u arrestua pas konsultimit me prokurorin, shtetasi O. M., 23 vjeç, banues në Tiranë. 23-vjeçari u kap në flagrancë në rrugën “Tre Dëshmorët”, duke iu shitur pjesëmarrësve në protestë, 30 llastiqe gjuetie me sfera metalike, që u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Më tej, u krye kontroll në një magazinë që posedonte 23-vjeçari, në rrugën “Kol Koçi”, ku u gjetën:-239 dronë të madhësive të ndryshme;-75 llastiqe gjuetie; një sasi të konsiderueshme me sfera metalike;-44 celularë;-17 Poëerbank, 10 pajisje për lokalizimin GPS të automjeteve; 11 llamba LED; 3 drynë elektronikë me GPS;-1 pajisje elektronike me antenë (RFGS Detector);-3 palë syze me videoregjistrues;-pajisje DVR;-7 pajisje Bluetooth për automjete; 8 pajisje Blackbox me kamera për automjete;-1 kompresor, 8 elektrikë dore; 6 pajisje lazer;-2 pajisje Xiaomi Smart Plug 2; 3 pajisje elektronike; 5 pajisje K-68 për zbulimin e GPS-ve dhe kamerave;-12 pajisje kompjuterike (mouse); 7 pajisje me lojëra kompjuterike; 7 pajisje Ëatch 10 Pro Max;-8 çanta me hapje me gjurmë gishtash. Shtetasi O. M. nuk dispononte asnjë dokumentacion për këto pajisje/artikuj. Vijon hetimi për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të shtetasit O. M., si dhe për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë të përfshirë në të. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të parregjistruar në organet tatimore dhe moslëshimi i kuponit tatimor, dëftesës ose faturës tatimore”. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./Shqiptarja.com TAG: Tirane Orges Male Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (5 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.5% Disi 3.5% Vota total: 6773 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?