Lajme Zone
Ertjan Kofsha kampion Evrope në shkëputje, peshëngritësi merr edhe të argjendtën në dygarësh në Durrës
SportReport TV

Ertjan Kofsha kampion Evrope në shkëputje, peshëngritësi merr edhe të argjendtën në dygarësh në Durrës

21-vjeçari ka shkëlqyer në Evropianin e peshëngritjes që po mbahet në Durrës.

Ertjan Kofsha ngre lart flamurin kuqezi në Europianin e Peshëngritjes në Durrës, duke u shpallur kampion Europe në shkëputje dhe duke fituar medaljen e argjendtë në dygarësh, pas një paraqitjeje mbresëlënëse në pedanë. Peshëngritësi shqiptar siguroi medaljen e artë në shkëputje me një provë të tretë fantastike, ku ngriti 167 kilogramë, duke konfirmuar forcën dhe nivelin e tij mes më të mirëve të kontinentit. LEXO edhe...Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës: Nesër probleme me furnizimin e ujit në disa zona Spektakli vijoi edhe në shtytje! Kofsha e nisi garën me 193 kilogramë, duke ndezur entuziazmin e të pranishmëve. Më pas, ai realizoi me sukses edhe provën me 196 kilogramë, përpara se të sfidonte veten me 200 kilogramë në tentativën e tretë. Me një ngritje impresionuese, Ertjan Kofsha triumfoi edhe një herë mbi pedanë, duke e kurorëzuar suksesin me festën karakteristike të shqiponjës dykrenare, në një moment krenarie për sportin shqiptar. Paraqitja e shkëlqyer në të dyja disiplinat e ngjiti sportistin kuqezi mes më të mirëve të Europës edhe në dygarësh, ku siguroi medaljen e argjendtë, duke shtuar një tjetër sukses të rëndësishëm në bilancin e Shqipërisë në këtë kampionat. Ari në shkëputje, argjendi në dygarësh dhe shqiponja në pedanë! Një tjetër dëshmi e forcës së peshëngritjes shqiptare në Europianin që po dhuron emocione dhe spektakël nga dita në ditë në Durrës. Ne.k./ReportTv.al Durres ertjan kofsha peshengritje Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 19% Jo 77.5% Disi 3.5% Vota total: 6873 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?