Në vazhdën e ortekut të informacioneve që qarkulluan në vend në vazhdën e protestave të dhunshme kundër qeverisë, një ditë më parë në media qarkulloi një lajm se një avion nga Izraeli do të sillte në Shqipëri pajisje kundër trazirave për Policinë e Shtetit. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e përgënjeshtroi sot lajmin duk e cilësuar informacionin si të fabrikuar. “Bbëhet fjalë thjesht për një fabrikim. Lajme të tilla të rreme janë të papërgjegjshme dhe të dënueshme" tha zëdhënësi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Alteo Hysi. LEXO edhe...303 të lënduar në 6 ditë protesta, 190 prej tyre policë! Ministrja Spahiu nga Trauma: Të mbrojmë fëmijët, mos përhapni lajme të rreme Në emër të Ministrisë ai paralajmëron se lajmet e rreme, kur përhapen qëllimisht për të nxitur pasiguri dhe tensione, mund të kthehen në mjete manipulimi. Hysi thekson se përfshirja e mundshme e aktorëve të huaj në raste të tilla përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare. "Kur fabrikohen dhe shpërndahen me synimin për të nxitur mosbesim, pasiguri apo tensione në shoqëri, ato shndërrohen në instrumente të manipulimit të informacionit. Kur pas tyre qëndrojnë, ose ato nxiten e amplifikohen nga aktorë të huaj, kemi të bëjmë me një dimension edhe më shqetësues: ndërhyrjen e huaj përmes manipulimit të informacionit, e cila përbën një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare, besimin publik, kohezionin shoqëror dhe funksionimin e institucioneve demokratike" thotë Hysi. Për këtë arsye, Hysi argumenton se verifikimi i fakteve sot është edhe përgjegjësi qytetare. "Në një epokë kur informacioni përhapet me shpejtësi të jashtëzakonshme, verifikimi i fakteve përpara se të besojmë apo të shpërndajmë një lajm nuk është vetëm përgjegjësi e medias. Është edhe përgjegjësi qytetare. Çdo shpërndarje e pakontrolluar mund t’i japë jetë një gënjeshtre dhe ta shndërrojë atë, në perceptimin publik, në një “realitet” të rremë, me pasoja potencialisht të rrezikshme për rendin publik, sigurinë, besimin te institucionet dhe funksionimin normal të demokracisë. Jo çdo gjë që qarkullon është lajm. Dhe jo çdo lajm që qarkullon është i vërtetë. Verifikimi i fakteve është mburoja më e mirë ndaj manipulimit; përgjegjësia në informim, mbrojtja më e mirë ndaj dezinformimit" përfn zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme. U.D/ReportTv.al Izrael protestat kunder qeverise ministria e jashtme Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 19% Jo 77.5% Disi 3.5% Vota total: 6873 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
