Një vrasje me armë zjarri raportohet në Kamëz, ku dy persona kanë humbur jetën. Policia ka arrestuar Ngushëllim Manzin, si autor i vrasjes së dyfishtë. Viktimat janë Selam dhe Nazmi Islamaj, ndërsa i plagosur ka mbetur vëllai tjetër, Shefqet Islamaj. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditen e sotme në Kamëz, ku dy vëllezër kanë humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri dhe vëllai i tretë ka mbetur i plagosur.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes grupeve, i cili ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit dhe vrasjen e dy vëllezërve. Njëri prej vëllezërve ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri ka humbur jetën rrugës për në spital.
Viktimat janë Selam dhe Nazmi Islamaj, ndërsa i plagosur ka mbetur vëllai tjetër, Shefqet Islamaj. Policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar Ngushëllim Manzin 40 vjeç, të dyshuar si autor të vrasjes së dyfishtë. Manzi punon si ushtarak. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.
"Pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Petrela”, në Bathore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 shkuan menjëherë në vendngjarje. Nga veprimet e para rezultoi se, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasit N. M. dhe tre vëllezërve, S. I., N. I. dhe Sh. I., konflikti u përshkallëzua në përdorimin e armës së zjarrit. Si pasojë, shtetasi S. I., rreth 30 vjeç, humbi jetën, ndërsa shtetasit N. I., 48 vjeç, dhe Sh. I., rreth 44 vjeç, u plagosën dhe u transportuan për në spital, ku 48-vjeçari humbi jetën, ndërsa 44-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi N. M., rreth 40 vjeç, punonjës i Policisë Ushtarake. Gjithashtu, u sekuestrua arma e zjarrit (pistoletë), e dyshuar e përdorur për krimin."-njofton policia. të shtëna me armë në kamëz Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Dronë, pajisje përgjimi dhe llastiqe gjuetie për protestuesit, zbulohet magazina e kontrabandës në Tiranë; në pranga 23-vjeçari 19 Tetor 2026, 11:0411:04Kronike Shpërthim me tritol në Vlorë 19 Tetor 2026, 10:0610:06Kronike Plagosje në Lezhë, 65-vjeçari godet me thikë në bark taksistin 18 Tetor 2026, 15:2015:20Kronike Gjendet një trup i pajetë pranë lumit Lana në Tiranë 18 Tetor 2026, 13:5813:58Kronike U kap me katër armë dhe municion në automjet, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë 18 Tetor 2026, 12:3512:35Kronike I dënuar me 6 vite e 8 muaj burg nga GJKKO për drogë, arrestohet 26-vjeçari në Shkodër 18 Tetor 2026, 11:3311:33Kronike

