Lajme Zone
Kriza e rëndë kërkon këshillin e të urtëve; jo politikanët!
PolitikëPamfleti

Kriza e rëndë kërkon këshillin e të urtëve; jo politikanët!

Në ato orë të vështira, intelektualë të njohur, artistë, historianë, mjekë, pedagogë dhe shkencëtarë hynë në studiot e televizionit publik dhe folën me zemër e mendje të ftohtë.

Pamje nga protesta / Presidenti duhet të mbledhë personalitetet më të besueshme të vendit për të ulur tensionet dhe për të hapur rrugën e një zgjidhjeje politike. Në ditët e tmerrshme të marsit 1997, kur e gjithë Shqipëria jetonte nën terrorin e kaosit, RTSH-ja transmetonte kronikat e djegieve dhe të tmerreve që kishin përfshirë vendin.

Në ato orë të vështira, intelektualë të njohur, artistë, historianë, mjekë, pedagogë dhe shkencëtarë hynë në studiot e televizionit publik dhe folën me zemër e mendje të ftohtë.

Ata bënë thirrje për uljen e gjakrave, qetësimin e mendjeve dhe ndalimin e dhunës. Apeli i tyre ndikoi në opinion, sepse u dha një grimë qetësie shpirtrave të plagosur të njerëzve në të gjithë vendin.

Sot kemi nevojë më shumë se kurrë për mendje të kthjellëta, jo për xhagajdurët e politikës që i hedhin benzinë zjarrit nga të gjitha anët.

Një nga arsyet pse tensioni mbetet kaq i lartë dhe irritimi ka arritur kulmin lidhet me praninë e pandërprerë në televizione dhe rrjete sociale të Edi Ramës, Taulant Ballës dhe figurave të tjera polarizuese të mazhorancës. Në anën tjetër, Sali Berisha dhe njerëzit e tij e ndezin edhe më shumë atmosferën që po djeg Tiranën prej një jave.

Sa më pak të flasin këta luftënxitës, aq më mirë do të jetë për vendin.

Presidenti i Republikës duhet të thërrasë një grup intelektualësh të njohur për maturinë, integritetin dhe aftësinë e tyre për të pajtuar palët. Ata mund të nisin një proces apelesh publike për qetësi dhe, njëkohësisht, të ndihmojnë në hapjen e një rruge politike për zgjidhjen e krizës.

Kreu i shtetit duhet të krijojë një Këshill të të Urtëve me personalitete që gëzojnë respekt publik dhe nuk identifikohen me palët në konflikt. Ky këshill mund të diskutojë mënyrat për të ndalur kaosin dhe për ta kthyer përplasjen nga rruga në tryezën e dialogut.

Në krizat e rënda, rruga e daljes nuk gjendet duke thelluar konfliktin. Ajo kërkon një vijë pajtimi, uljen e tensioneve dhe hartimin e disa skenarëve që mund ta shmangin dramën.

Shqipëria i ka ende mundësitë për t’iu drejtuar arsyes dhe për të ndalur një përplasje që ka grumbulluar aq shumë mllef e zemërim, sa ka djegur kryeqytetin dhe ka rrezikuar stabilitetin e vendit.

Këshilli i të Urtëve mund t’i paraqesë publikut disa propozime të menduara me kujdes, që synojnë uljen e tensioneve dhe hapjen e një procesi politik.

Nëse këto propozime shpallen publikisht dhe argumentohen me qetësi, ato mund të krijojnë terrenin për një dialog që palët deri tani e kanë bllokuar.

Pesha e njerëzve të ditur dhe të mençur mund t’i bindë kokat e nxehta. Në radhë të parë, duhet të bindë Edi Ramën që të dëgjojë mendimet dhe pleqërimet e kokave të ftohta të këtij kombi.

Kjo është një mënyrë e thjeshtë dhe e arsyeshme për të ndalur kaosin që ka paralizuar jetën dhe ka shtuar ankthin. Së paku, do të ishte pak ujë i ftohtë mbi zjarrin që po na zhurit./Pamfletikëshilli i të urtëve jo politikanë Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Berisha sulmon Ramën: Narkobanditi i quajti studentët injorantë dhe terroristë 19 Tetor 2026, 12:3312:33Politike Rama zbret në terren, mesazh për Policinë e Shtetit 19 Tetor 2026, 12:0512:05Politike Protestat e dhunshme, Brukseli apel Shqipërisë: Palët të ulen në dialog, të respektohet sundimi i ligjit 19 Tetor 2026, 11:1511:15Politike Protesta në ditën e 7, reagon ministrja e Arsimit: Të gjitha shkollat hapur, prindërit të distancojnë fëmijët nga dhuna! 19 Tetor 2026, 10:3610:36Politike Dita e 7-të e revoltës, Rama kërkon dialog: Jam gati në çdo vend, në çdo orë dhe pa kushte! 19 Tetor 2026, 10:2410:24Politike “Kam tentuar të dialogoj me studentët”, Rama sulmon influencerët: Këta të kashmirit nuk kanë asnjë kërkesë racionale 19 Tetor 2026, 08:5208:52Politike