Lajme Zone
Dëmtohet sulmuesi, “asist” për Zhegrovën te Juventusi
SportCNA

Dëmtohet sulmuesi, “asist” për Zhegrovën te Juventusi

Protestuesit janë shpërndarë në pika të ndryshme të kryeqy...

Edon Zhegrova mund të përfitojë më shumë hapësira te skuadra e Juventusit pas dëmtimit të pësuar nga Francisco Conceiçao.

Kjo situatë pritet të ndikojë në planet e trajnerit Luciano Spalletti, duke i krijuar një mundësi të mirë aktivizimi futbollistit të përfaqësueses së Kosovës.

Mediat italiane raportojnë se Conceiçao dyshohet se ka dëmtuar shpatullën e majtë pas një përplasjeje në minutat e fundit të ndeshjes kundër Lazios.

Nëse kjo diagnozë fillestare gjen konfirmim zyrtar, anësori portugez mund të detyrohet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për rreth 1 muaj. Për Zhegrovën, i cili ka regjistruar 5 paraqitje, 2 gola dhe 1 asist këtë sezon, kjo është një mundësi ideale për të fituar besimin e trajnerit.

Megjithatë, 27-vjeçari nuk është i përfshirë në listën e Juventusit për Ligën e Evropës, çka do të thotë se minutat e tij do të kufizohen vetëm në kampionatin italian dhe kupat vendase.

Aktualisht, skuadra e Juventusit pozicionohet në vendin e 8-të në tabelën e klasifikimit, duke regjistruar 5 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje. Ndeshja e radhës për bardhezinjtë do të jetë përballë Lecces, ku mbetet për t'u parë nëse Spalletti do t'i besojë Zhegrovës një rol më të rëndësishëm në formacion. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.